Мени

A po afrohet fundi i Netscape?

Pushimet nga puna AOL mund të nënkuptojnë se jeta e Browser-it është e kufizuar.

Këmbanat e vdekjes biejnë për Netscape browser-in thonë analistët, pasinë mesin e korrikut AOL pushoi nga puna rreth 50 Netscape-punëtorë softuerik. Qëllimi kryesor është që të të fokusohen kah browser-teknologjia Mozilla.

AOL kuptoi se koha, mundi dhe fondet e nevojshme për zhvillimin e browser-it personal janë shumë të mëdha, veçanërisht në mjedisin ku shumica e Internet shfrytëzuesve përdorin Internet Explorer.

Aksionet e AOL mund të nënkuptojnë fund për Netscape, por në të njëjtën kohë mund të kuptohen si fillim i Mozilla browser-it . U themelua Mozilla Foundation, e cila  dy vitet e ardhshme do të financohet nga AOL, tek e cila do të punojnë disa punëtorë softuerik nga AOL e cila do të jetë përgjegjëse për të promovuar e-mail software-in dhe Mozilla browser-in.

Pavarësisht deklaratave të studiuesve se pas kësaj nuk presin version të ri të browser-it Netscape, përfaqësuesi i AOL, Andrew Weinsten, hodhi poshtë akuzat se po afrohet fundi i saj, duke thënë se do vazhdojnë edhe më tej ta mbështesin dhe përfshijnë në strategjinë e tyre.

Edicioni i fundit i browser-it ndodhi në gusht të vitit 2002, kur doli versioni 7.0. edhe pse sipas disa raporteve gazetare, shumica e Netscape përdoruesve asnjëherë nuk e përditësuan versionin e tyre 4.7.

Netscape ishte shfletuesi më i popullarizuar në vitet e para Web historisë. mesin e viteve të '90, me shfaqjen e Inernet Explorer të Microsoft, primati i tij filloi të humbet.

Në qershor të vitit 2003, Internet Explorer morri pjesë me 94 përqind në treg, duke lënë pjesëmarrjen e vetëm 5 përqindëve ta ndajnë Netscape, Apple Computer`s Safari, Opera, Mozilla e të tjera.

Edhe pse Netscape browser-i është ndoshta në shtratin e zhdukjes së saj, por ende ka shumë jetë në të. Vlera e organizatës dhe brendit ende nuk është humbur - dakordohen analistët.

Поврзани натписи