Arkivi

mediumski-item-img-1.png

26.03.2013

Për ne

Metamorfozis është fondacion i pavarur, jopartiak dhe joprofitabil me seli në Shkup, Republika e Maqedonisë. Misioni i fondacionit Metamorfozis është të kontribuojë në zhvillimin e demokracisë dhe në përmirësimin e kualitetit të jetesës nëpërmjet zbatimit inovativ dhe përhapjes së dijes. Vlerat tona kryesore janë të qenit të hapur, barabarësia dhe liria. Metamorfozis filloi me punë në vitin 1999, si pjesë e programit për botime elektronike të Fondacionit Instituti shoqëri e hapur – Maqedoni. Në vitin 2004 u bë subjekt i pavarur juridik. Personeli i fondacionit Metamorfozis Këshilli drejtues i fondacionit Metamorfozis Мисијата на Метаморфозис е да придонесе за развој на демократијата и подобрување на квалитетот на живеење преку иновативна примена и ширење на знаењето. Наши главни вредности се отвореност, еднаквост и слобода.

mediumski-item-img-1.png

25.03.2013

Nxitja për krijimin e e-përmbajtjeve

Ky projekt ka për qëllim ta nxisë krijimin e e-përmbajtjeve lokale në Maqedoni, duke e rritur nivelin e produksionit onlajn të përmbajtjeve në gjuhët lokale, si dhe kualitetin e përmbajtjeve që janë në dispozicion, veçanërisht të atyre që kanë të bëjnë me arsimin dhe qasjen e hapur. Projekti do të shfrytëzojë qasje të dyfishtë për ngritjen e kapaciteteve të krijuesve potencialë dhe atyre ekzistues të përmbajtjeve, dhe do të sigurojë infrastrukturë digjitale për motivimin e krijimeve të tilla duke u bazuar në promovimin e përmbajtjeve në gjuhët lokale dhe informatën kthyese nga shfrytëzuesit. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë për përdorimin konstruktiv të teknologjive digjitale si vegla për mendim kritik dhe demokratizim në Maqedoni, duke e rritur kuantitetin dhe kualitetin e e-përmbajtjeve. Objektivat: Të ngritet vetëdija për rëndësinë e e-përmbajtjeve lokale dhe të kontribuohet për një mjedis të përmirësuar ligjor/institucional që e përkrah krijimin e përmbajtjeve Të përmirësohet dukshmëria e publikimeve të pavarura dhe joprofitabile që e promovojnë mendimin kritik, dhe të krijohen resurse

mediumski-item-img-1.png

25.03.2013

ACTA – qytetarët aktivë ndërmarrin aksion

Projekti i bashkon qytetarët aktivë në organizatat rinore dhe organizatat joqeveritare që janë aktive në internet nga vende të ndryshme evropiane që të diskutojnë për të drejtat autoriale, piraterinë dhe privatësinë në internet, efektivitetin dhe etikën e lëvizjes Anonymous; ta analizojnë pjesëmarrjen e shoqërisë qytetare në proceset e marrjes së vendimeve për ACTA-n në nivel nacional dhe evropian, të hulumtojnë dhe të kuptojnë se si të ndikojnë në parlamentet nacionale dhe në Parlamentin Evropian në lidhje me politikat dhe legjislacionin. Dëshirojnë të inicojmë aksion, debatim dhe mendim për shteësinë evropiane dhe demokracinë, duke e analizuar ACTA-n dhe çështjet e ngjashme. Parime kyçe të projektit do të jenë nxitja e interaksionit ndërmjet qytetarëve dhe organizatave qytetare nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, diskutime, këmbime të mendimeve dhe prezantim të mendimit të qytetarëve dhe rezultatateve të projektit para vendimmarrësve relevantë të nivelit lokal, nacional dhe të BE-së. Projekti është ambicioz dhe ka për qllim t’u mundësojë qytetarëve të luajnë rol të plotë në jetën demokratike të BE-së. Që të

mediumski-item-img-1.png

25.03.2013

Edukimet për përdorim të sigurt të Internetit janë duke u realizuar

Edukimet për përdorim të sigurt të Internetit janë duke u realizuar Mbi 4300 fëmijë, prindër dhe arsimtarë nga e tërë Maqedonia janë përfshirë në aktivitetet për përdorim të sigurt të Internetit nga fëmijët, të cilat realizohen në 28 shkolla fillore dhe të mesme, në kuadër të projektit Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtat e tyre në Internet të cilin e realizon Fondacioni “Metamorfozis“. Lexo më shumë… 

Trego më shumë