Arkivi

mediumski-item-img-1.png

08.04.2013

Shërbime

Fondacioni Metamorfozis i ofron këto shërbime: Kurse kompjuterike Përgatitje të ueb-faqeve dhe ueb-aplikacioneve

mediumski-item-img-1.png

08.04.2013

Programet

Lista e programeve të fondacionit Metamorfozis: 1. Të drejtat e njeriut I. Privatëisa dhe siguria II. Liria e të shprehurit III. Të drejtat për qasje për të gjithë 2. Social Innovation – Inovacioni shoqëror I. Mediumet e reja II. Tejkalimi i jazit digjital III. Softueri i lirë IV. Creative Commons V. Domeni publik (Communia) VI. Qasja e hapur VII. Resurset e hapura arsimore VIII. е-Biznesi 3. Qeverisja e mirë I. Тransparenca dhe llogaridhënia II. е-Qeverisja 4. Mjedisi jetësor I. е-Mbeturinat II. TI e gjelbër 5. Shërbime

mediumski-item-img-1.png

08.04.2013

Politika e zbatuar për privatësi

Ndryshimi i fundit: 9 korrik 2010. Fondacioni Metamorfozis është i përkushtuar në ruajtjen e privatësisë dhe në integritetin e të dhënave personale me të cilat bie në kontakt gjatë punës së tij. Në këtë dokument për politikë të zbatuar të privatësisë (privacy policy) janë shënuar llojet e të dhënave personale të cilat i pranojmë dhe i mbledhim gjatë shfrytëzimit të ueb-faqes së Fondacionit Metamorfozis (www.metamorphosis.org.mk, односно www.metamorphosis.mk), si dhe disa nga hapat të cilat i ndërmarrim për mbrojtjen e tyre. Do t’ju kishim lutur që me kujdes ta lexoni këtë Politikë për privatësi. Politikës për privatësi mund t’i qaseni në çdo kohë në ueb-faqen http://www.metamorphosis.org.mk/sq/politika-per-privatesi. Shfrytëzimi i juaj dhe/ose regjistrimi në cilëndo pjesë të ueb-faqes d.t.th. pranim i kësaj Politike për privatësi. Nëse nuk pajtoheni me kushtet e kësaj Politike për privatësi, Ju lutemi mos e shfrytëzoni ueb-faqen. Kjo Politikë për privatësi nuk përfshin informata të mbledhura në vende të tjera, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në informata të mbledhura off-line dhe në ueb-faqe

mediumski-item-img-1.png

05.04.2013

Si të ballafaqoheni me e-mbeturinat

Secili prej jush në shtëpi ka disa pajisje të cilat i ka lënë në ndonjë skaj ose në bodrum. Mirëpo, për shkak se е-mbeturinat paraqesin rrezik për mjedisin jetësor, çdonjëri prej jush kur do të vendosë t’i largojë pajisjet nga shtëpia, këtë duhet ta bëjë në mënyrën adekuate.

mediumski-item-img-1.png

05.04.2013

Qeverisja e mirë: Strategjia kombëtare për zhvillimin e shoqërisë informatike

Më 1.04.2005 grupi punues për shoqëri informatike e miratoi Strategjinë kombëtare për teknologjitë e komunikimit dhe të informatikës (TKI) dhe Planin përkatës aksional. Strategjia kombëtare u pranua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë më 16.06.2005, ndërsa në Kuvend u votua më 21.09.2005. Përgatitja e strategjisë dhe e planit aksional u përkrah nga Fondacioni Instituti shoqëri e hapur – Maqedoni (FISHHM), Komisioni për teknologji informatike i Qeverisë së RM-së dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Në vitin 2005 u organizuan forume publike në më tepër qytete në Republikën e Maqedonisë dhe në ueb-faqen e Komisionit për teknologji informatike, me qëllim që të mundësohet pjesëmarrje publike në formësimin përfundimtar dhe miratimin e dokumenteve. Strategjia kombëtare dhe plani aksional i identifikojnë mekanizmat, kornizat juridike dhe fiskale, që nevojiten për zbatim të qeverisjes dhe arsimit elektronik, iniciativave afariste elektronike dhe zhvillimit të infrastrukturës për TKI. Këtë vit, aktivitetet e Fondacionit Metamorfozis në kuadër të këtij projekti janë në përputhje me nevojat dhe prioritetet e përcaktuara në Kornizën

mediumski-item-img-1.png

05.04.2013

Qeverisja e mirë: Iniciativa për siguri informatike

Implementimi i sigurisë së sistemeve të informacionit në të gjitha segmentet e rrethit shoqëror dhe afarist paraqet parakusht themelor për funksionimin e shoqërisë informatike. Nga ana tjetër, angazhimi për krijimin e shërbimeve dhe të përmbajtjeve të bazuara në TKI (teknologjitë e komunikimit dhe të informatikës) është njëri nga parakushtet kryesore për rritjen e kualitetit të jetesës, por edhe për të qenë në hap me trendet globale. Procesi që mundëson siguri të informatës në bazë të saktësisë, besueshmërisë dhe të qenit në dispozicion të saj, paraqet bazë për zhvillimin dhe përmirësimin e klimës së gjithmbarshme të biznesit, avancimin e ambientit afarist, mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve, por edhe për prosperitetin e shoqërisë. Shkarkoni dokumentet e mëposhtme të projektit “Iniciativa për siguri informatike”: Udhëzime për siguri informatike – analizë e kornizave ligjore nga ekspertë, rekomandime për standarde dhe zbatimin e tyre në raste konkrete si p.sh. në institucione shtetërore, vetëqeverisje lokale, banka dhe institucione të tjera; roli i kriminalitetit kompjuterik (korniza ligjore, të dhëna statistikore, efektet ekonomike). Тekste

mediumski-item-img-1.png

05.04.2013

Qeverisja e mirë: Zbatimi i qeverisjes e-lokale në Maqedoni

Duke e përkrahur zbatimin e qeverisjes e-lokale në 34 komuna, projekti Zbatimi i qeverisjes e-lokale në Maqedoni kishte për qëllim ta arrijë këtë: politikë më të mirë publike, besim më të madh te qeveria, demokraci më të fortë dhe kualitet më të lartë në shërbimet që u ofrohen qytetarëve. Në shkallë të gjerë, rezultatet e projektit përfshijnë qeverisje më të mirë duke mundësuar rezultate më të mira të politikës, shërbime më kualitative dhe interaksion më të madh me qytetarët duke shfrytëzuar TKI-në. Në mënyrë më specifike, rezultatet e projektit ishin: zhvillimi/përmirësimi i infrastrukturës së komunave për TKI, përmirësimi i infrastrukturës  për qasje publike, trajnimi i personelit të komunave, ngritja e vetëdijes për përfitimet nga e-qeverisja, dhënia e ndihmës teknike dhe përforcimi i kapaciteteve të komunave të përzgjedhura në zbatimin e modelit dhe të konceptit për e-qeverisje dhe nxitja e qytetarëve për pjesëmarrje në proceset lokale shoqërore-ekonomike. Pjesët kryesore të projektit ishin: avancimi i pajisjeve informatike, teknologjive të komunikimit dhe softuerit kryesor për punë zyre të komunave,

mediumski-item-img-1.png

05.04.2013

Qeverisja e mirë: Vlerësimi i ndikimit të aktiviteteve të projektit eGov të USAID-it në Maqedoni

Vlerësimi që u bë nga Fondacioni Metamorfozis në periudhën korrik-shtator 2009, zbuloi se pesë aplikacione konkrete G2B (të dedikuara prej qeverisë për kompanitë) të përkrahura nga projekti eGov i financuar nga USAID-i, ndërsa i implementuar nga Internews Network, kanë pasur ndikim kyç mbi procesin e përgjithshëm të zhvillimit të e-qeverisë në Maqedoni, në periudhën prej vitit 2004 deri në vitin 2009. Në hulumtim u anketuan njerëz prej mbi 440 kompanive, në mesin e të cilëve mbi 300 të punësuar që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejt për përdorimin e këtyre pesë aplikacioneve G2B të realizuara nga projekti: е-tatime, e-furnizime, Sistem i automatizuar për menaxhim me lejet transportuese ndërkombëtare kargo (CEMT), Portal i vetëm për licenca për eksport/import – EXIM dhe Paraqitje për punësim nëpërmjet internetit. Shkarkoni publikimin me rezultatet e hulumtimit Prapa te Qeverisja e mirë

mediumski-item-img-1.png

05.04.2013

Qeverisja e mirë: vërtetmatës.mk

Me publikimin e Vërtetmatës.mk, Fondacioni “Metamorfozis” vuri në dispozicion të publikut edhe një vegël për rritjen e llogaridhënies dhe të përgjegjësisë së partive para qytetarëve. Vertetmates.mk, i analizoi premtimet e subjekteve politike dhe i prezantoi ato në formë të përmbledhur që është e lehtë për t’u lexuar, së bashku me të dhëna statistikore sistematike. Çdo premtim i identifikuar u vlerësua sipas shkallës së realizimit: i realizuar, pjesërisht i realizuar dhe i parealizuar. Premtimet që nuk ishin logjike ose janë thënë në mënyrë që nuk mundëson kontrollimin e tyre, u shënuan si jokonsekuente.   Duke u njoftuar me premtimet dhe me argumentet e dhëna në sqarime, qytetarët u edukuan se si t’i lexojnë dhe si t’i interpretojnë programet dhe platformat zgjedhore, si dhe vetë të ndjekin dhe të vlerësojnë se sa nga ajo që është shkruar dhe premtuar, realizohet. Vertetmatesi e ndjek realizimin e premtimeve parazgjedhore të fituesve të zgjedhjeve të vitit 2011, si dhe deklaratat e politikanëve që mund të klasifikohen si premtime ndërmjet zgjedhjeve.  Qëllimi

mediumski-item-img-1.png

05.04.2013

Qeverisja e mirë: popravi.mk

Popravi.MK është shërbim i cili u mundëson qytetarëve të ndihmojnë në identifikimin e problemeve që ndodhin në hapësira publike. Me publikimin e tyre, qytetarët u ndihmojnë komunave që më shpejt dhe në mënyrë më efikase t’i zgjidhin ato. Me ndihmën e aplikacionit për celularë, mundësohet që problemi të paraqitet menjëherë posa të vërehet, me koordinata GPS dhe me fotografi. Shërbimi është aktiv dhe është në dispozicion për çdokë që është i interesuar ta shfrytëzojë atë. Në periudhën e ardhshme janë planifikuar takime dhe bashkëpunime me komunat. Nëse është e mundur, do të punohet në bashkëpunimin me disa komuna, që do ta shfrytëzonin shërbimin për identifikimin e problemeve në rajonet e tyre. Projekti është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e hapur – MaqedoniPrapa te Qeverisja e mirë

mediumski-item-img-1.png

05.04.2013

Qeverisja e mirë: pisi.im

Shërbimi pisi.im, qytetarëve u ofron opcion që t’u parashtrojnë pyetje të zgjedhurve të tyre (kryetarëve të komunave, këshilltarëve komunalë dhe deputetëve) nëpërmjet postës elektronike. Nëpërmjet një procesi transparent, çdo qytetari i mundësohet të zgjedhë një përfaqësues, të cilit dëshiron t’i parashtrojë pyetje, e cila përveç që do t’i dërgohet përfaqësuesit me e-mail, ajo do të publikohet edhe në ueb-faqe. Në qoftë se përfaqësuesi përgjigjet në pyetjen e parashtruar, qytetari do ta marrë përgjigjen nëpërmjet e-mailit, ndërsa përgjigja do të publikohet edhe në ueb-faqe. Me këtë praktikë, përfaqësuesit kanë mundësi të tregojnë se janë të hapur, por, gjithashtu krijohet edhe një bazë me pyetje dhe përgjigje, të cilat janë në dispozicon onlajn për çdo qytetar të interesuar. Projekti është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni Prapa te Qeverisja e mirë

mediumski-item-img-1.png

05.04.2013

Qeverisja e mirë: votematesi.mk

Për herë të parë në historinë e demokracisë në Maqedoni, nëpërmjet ueb-aplikacionit Votematesi.mk qytetarët kishin mundësi që në mënyrë të drejtpërdrejt t’i krahasojnë ofertat politike të partive që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 me qëndrimet dhe mendimet e tyre.  Me publikimin e Votematesit, Fondacioni “Metamorfozis” nga Shkupi, në bashkëpunim me shoqatat qytetare „Zashto ne“ nga Sarajeva dhe LiNet nga Beogradi, e vazhdoi iniciativën rajonale për zbatimin e teknologjive të reja për edukimin e votuesve dhe për transparencë më të madhetë subjekteve politike, e përkrahur nga fondacioni joprofitabil amerikan NED, i financuar nga Kongresi i SHBA-ve, si pjesë e përpjekjeve për zhvillimin e demokracisë në rajon. Si funksionon Votematesi.mk? Të gjitha partitë politike në Maqedoni morën ftesë që ta plotësojnë një pyetësor të thjeshtë dhe në atë mënyrë t’i njoftojnë qytetarët për qëndrimet, mendimet dhe qëllimet e tyre. Pjesa më e madhe e subjekteve kryesore politike e shfrytëzuan këtë mundësi për kontakt transparent me elektoratin dhe përgjigjet e tyre u futën në sistem. Të

Trego më shumë