Menyja

ACTION Vishegrad SEE: U mbajt konferenca përmbyllëse në temën “Rruga drejt qeverisjes së mirë”

meta-101

“Rruga drejt qeverisjes së mirë” ishte tema e konferencës përmbyllëse në kuadër të projektit “ACTION Vishegrad CEE” – Përgjegjësi, teknologji dhe rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore, që u mbajt dje në hotelin “Holiday inn” në Shkup.

Njëra nga përfundimet e konferencës ishte se transparenca dhe llogaridhënia, si dhe shfrytëzimi i teknologjive të reja nga autoritetet e rajonit janë faktorë kyçë për zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë, e me këtë edhe për përmirësimin e cilësisë së jetës.

Projekti është i mbështetur nga Fondi i Vishegradit dhe nga Ambasada gjermane në Shkup, dhe për këtë arsye në hapjen e konferencës morën pjesë ambasadorët e Gjermanisë dhe të Polonisë, si vend kryesues me Grupin e Vishegradit.

meta-75

Në fjalimin e tij gjatë hapjes së konferencës, drejtori i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari, theksoi se nuk mund të kontribuojmë për cilësi më të mirë të jetës në në qoftë se nuk ka qeverisje të hapur dhe të përgjegjshme, si dhe sundim të së drejtës.

– Është me rëndësi për ne si organizatë që të gjejmë mënyrë se si sektori qytetar të kontribuojë për qeverisje më të mirë. Nëpërmjet këtij projekti, me ndihmën e teknologjisë mund të gjenden mënyra për të kërkuar përgjegjësi dhe qeverisje më e mirë. Ne si organizata qytetare, mund të kontribuojmë që të përmirësohet mosbesimi që e kanë qytetarët ndaj pushtetit, e kohët e fundit ky mosbesim është në nivel shumë të lartë – konsideron Jashari.

meta-29

Јacek Multanovski, ambasador i Polonisë në Maqedoni, tha se organizatat qytetare janë rojtarë të vlerave demokratike, të sundimit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut.

– Koncepti i Bashkimit Evropian kohët e fundit është vënë në dyshim, ka një pakënaqësi të madhe, ndërsa projektet si ky mund të kontribuojnë për përforcimin e besimit. Teknologjitë janë mundësi e mirë për përhapjen e dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, mirëpo, poashtu, ato mund të ndihmojnë për të kërkuar përgjegjësi nga politikanët. E pa përgjegjësi, nuk mund të priten procese demokratike – tha Multanovski.

meta-55

Ambasadorja gjermane në Maqedoni, Kristine Althauzer, konsideron se lufta për ruajtjen e shoqërisë qytetare, demokratizimi dhe sundimi i të drejtës, si dhe lufta kundër korrupsionit janë shumë të rëndësishme. Ajo shtoi se këto qëllime vështirë mund të arrihen, mirëpo se ia vlen të tentohet.

Në kuadër të konferencës u prezantua plani për zhvillimin e qeverisjes së mirë në rajon me titull “Rruga drejt qeverisjes së mirë”. Në Plan thuhet se një nga sfidat më të mëdha në Ballkanin Perëndimor për implementimin e parimeve të qeverisjes së mirë, është mungesa e vullnetit politik për t’u mundësuar qytetarëve komunikim të lehtë dhe të thjeshtë me autoritetet në procesin e vendimmarrjes. Sfidë paraqesin edhe lufta joefektive kundër korrupsionit, jotransparenca dhe mosdhënia e llogarisë.

meta-96

Projekti ACTION Vishegrad SEE u implementua nga Fondacioni “Metamorfozis”, me shtatë organizata të tjera qytetare partnere nga grupi i Vishegradit dhe nga Ballkani Perëndimor: Atlatzo nga Hungaria, Fondacioni “EPanstvo” nga Polonia, “Kohovolit” nga Çekia, Fondacioni “Pontis” nga Sllovakia”, Qendra për tranzicion demokratik nga Mali i Zi, shoqata qytetare “Zashto Ne?” nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhënie, CRTA nga Serbia.

meta-129

Përfaqësuesit e të gjitha tetë organizatave partnere morën pjesë në konferencë dhe kishin prezantime të tyre në kuadër të dy diskutimeve në panel, në temat: “Praktikat e mira nga rajoni i grupit të Vishegradit” dhe “Vënia në dispozicion e të dhënave dhe hulumtimeve për qeverisje të mirë”.