Menyja

Afrimi i nxënësve me teknologjinë rezultoi me krijimin e aplikacionit për celularë

Këtë fundjavë (më 5 dhe 6 nëntor), Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore i UEJL-së në bashkëpunim me Fondacionin Meamorfozis оrganizoi hakaton dyditor, ku morën pjesë nxënës të shkollave të mesme nga Manastiri dhe Kërçova. Hakatoni ishte pjesë e Javës evropiane të kodimit dhe vazhdim i ngjarjes Code4MK. dsc_9847Qëllimi i kësaj ngjarjeje ishte t’u mundësojë nxënësve të shkollave të mesme të cilët deri tani nuk kanë pasur mundësi të zhvillojnë ndonjë aplikacion për celular dhe të programojnë, të mësojnë se si bëhet kjo dhe ta implementojnë idenë e tyre. dsc_9490Pjesëmarrësit në këtë hakaton kishin mundësi të krijojnë aplikacion për celular dhe të mësojnë të programojnë duke i përdorur teknologjitë klient-server [client side technologies] (HTML, CSS, Javascript). Poashtu, kjo ngjarje ishte mundësi e shkëlqyer për nxënësit që vijnë nga shkolla të ndryshme, të njihen, të socializohen dhe të këmbejnë përvoja. Qëllimi i aplikacioneve për celularë që u krijuan gjatë kësaj ngjarjeje ishte të gjenden zgjidhje për problemet reale me të cilat përballen studentët në kampusin universitar, e poashtu ky palikacion t’i shërbejë një numri të madh të qytetarëve në të ardhmen. dsc_9831Në fund, djelmoshat nga ShroomApps (http://www.shroomapps.com/), të cilët e kanë zhvilluar lojën për celularë Airpocalypto, mbajtën një ligjëratë inspiruese. dsc_9555Fondacioni Metamorfozis në vazhdimësi i mbështet të rinjtë me qëllim që t’i avancojë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në fushën e TIK-ut nëpërmjet trajnimeve, ngjarjeve, seminareve, uebinareve dhe garave ku të rinjtë mund t’i prezantojnë njohuritë e tyre. dsc_9533

Poashtu, pjesëmarrësit e ngjarjes Code4MK do të kenë mundësi që në të ardhmen të marrin pjesë në ngjarjet që do t’i organizojë Fondacioni Metamorfozis.

Këtu mund të shihni videon me komentet dhe përshtypjet e nxënësve:

Gjatë ngjarjes u përdorën këto hashtag-e:  #CodeWeek #Code4MK #SEEU #CST #Code4Fun#MetamorphosisFoundation