dsc_9218_resize

Me aksion gueril për ngritjen e vetëdijes publike kundër përgjimit masovik, Fondacioni Metamorfozis edhe këtë vit u kyç në aksionin ndërkombëtar “Liri në vend të frikës” (Freedom not fear).

Si pjesë e aksionit, një furgon me antenë të madhe satelitore, që i simbolizonte të ashtuquajtuarat “shërbime të huaja” dhe ku ishte shënuar “Liri në vend të frikës”, e vizitoi Prokurorinë speciale publike, Radio Televizionin e Maqedonisë, LSDM-në dhe ndërtesën ku është e vendosur KSHZ-ja dhe disa ministri.

fnf16metamorphАktivistët kalimtarëve të rastit u ndanin fletëpalosje ku shkruante “Përgjimi masovik – Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim. E mundësuar nga operatorët e telekomit në Maqedoni” dhe ngjitëse për celularë ku shkruante “Pajisja përgjohet” dhe “Pajisje e spiunuar”.

fnf16dik2Lëvizja ndërkombëtare “Liri në vend të frikës” angazhohet për tre parime themelore:
• Liri të shprehjes në botën digjitale dhe internet të pacensuruar;

• Privatësi në shoqëri të bazuar në njohuri, në vend të përgjimit;

• Jetë të lirë, në vend të jetës me frikë.

fnf16sdsm2

Ditët ndërkombëtare për aksione këtë vit mbahen prej 14 deri më 17 tetor.

Maqedonia në “Liri në vend të frikës” merr pjesë që nga viti 2008.

Më tepër informata për lëvizjen në nivel botëror mund të gjeni në ueb-faqen: www.freedomnotfear.org.

fnf16sdsm

Ndaje: