2 trgnuvaat 1

Më 16 tetor, aktivistë qytetarë nga fondacioni Metamorfozis dhe koalicioni “Qytetarët për Maqedoninë” u maskuan si “vesh dhe sy të mëdhenj”, duke e përqeshur skandalin me përgjimin në Maqedoni. Ata simbolikisht i përgjuan organizatat qytetare dhe mediet me qëndrime kritike, që e kritikojnë qeverinë dhe partinë në pushtet.

3 trgnuvaat 3

Aksioni filloi para ndërtesë së Qeverisë dhe para selisë së partisë në pushtet VMRO-DPMNE, ndërsa aktivistët e simuluan “punën” e “veshëve dhe syve të mëdhenj”. Qëllimi i aksionit ishte që nëpërmjet parodisë të tregohet se si institucionet qeveritare në mënyrë të paligjshme kanë ndejkur mbi 20.000 qytetarë, në mesin e të cilëve edhe qindra gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë qytetare, siç u zbulua me “bombat” politike të cilat i publikoi opozita.

centar 3

Prej qeverisë, “veshët dhe sytë e mëdhenj” u nisën drejt ndërtesës së komunës Qendër, ndërtesës së delegacionit të BE-së, Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, javores “Fokus”, si dhe para fondacionit Metamorfozis, agjencisë gazetareske Meta dhe “Portalb”-it.

portalb meta 3

E gjithë kjo ishte pjesë e iniciativës “Liri në vend të frikës”, në shenjë përkrahjeje për lirinë e të shprehurit, kundrejt mbikëqyrjes. Iniciativa “Liri në vend të frikës – Ditët ndërkombëtare për aksion” është e pranishme në Maqedoni që nga viti 2008. Këtë vit, edhe koalicioni “Qytetarët për Maqedoninë” u kyç si partner.

Ndaje: