Menyja

Code4MK i afroi nxënësit më tepër me teknologjinë

Ngjarja Code4MK që u mbajt në Manastir më 17.10.2016, në Tetovë më 18.10.2016 dhe në Kërçovë më 19.10.2016 kishte për qëllim ta shënojë Javën evropiane të kodimit dhe të t’i afrojë nxënësit e shkollave të mesme me teknologjinë, gjegjësisht të mund t’i zbatojnë të gjitha teoritë e mësuara në praktikë. Kjo ngjarje u organizua nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetjen e Google.

dsc_7725

Nxënësit kishin mundësi që për herë të parë të krijojnë ueb-faqe dhe të programojnë hap pas hapi.

dsc_7734

Në Manastir, nxënësit e SHMQ “Josip Broz Tito” mësuan se që të krijon një ueb-faqe, nuk ka nevojë të jesh profesionist i teknologjive të informatikës.

dsc_7764

Në këtë shkollë, ku mësojnë nxënësit e qytetit dhe të rrethinës arritëm të përfshijmë 55 nxënës të cilët treguan interes të mëtutjeshëm për të marrë pjesë në garat për përgatitjen e ueb-faqeve dhe aplikacioneve.

dsc_7758

Ndërsa në Tetovë, më 18.10.2016 e vizituam SHMPQ “Mosha Pijade”, ku patëm mundësi t’i njoftojmë nxënësit me bazat e programimit, e poashtu edhe me zhvillimin e ueb-faqeve.

dsc_7935

Njoftuam edhe nxënës të cilët fare nuk kishin dëshirë të mësojnë më shumë për teknologjitë, mirëpo në fund të ligjëratës ata ishin më shumë të interesuar që t’i përforcojnë njohuritë e tyre.

dsc_7963

 

Në Tetovë kishim mundësi të trajnojmë 70 nxënës.

dsc_8000

 

Ndërsa në Kërçovë, në SHMQ “Drita” na pritën nxënësit nga qyteti dhe fshatrat përreth me të cilët kishim mundësi të këmbejmë përvoja si dhe t’i inspirojmë të vazhdojnë edhe më tutje t’i zhvillojnë njohuritë e tyre nga teknologjia.

dsc_8178

 

Njëri nga nxënësit që e ndoqi trajnimin tonë potencoi se edhe pse dëshiron që në të ardhmen të bëhet mjek, megjithatë mendon se teknologjinë duhet ta mësojë për shkak se në të e sheh ardhmërinë e profesionit të tij. Në Kërçovë kishim mundësi të përfshijmë deri në 40 nxënës që kanë motiv të vazhdojnë t’i avancojnë njohuritë e tyre dhe të marrin pjesë në gara për krijimin e ueb-faqeve dhe të aplikacioneve celulare.

dsc_8215

Për këtë qëllim, së shpejti, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, do të organizojnë një garë, gjegjësisht hakaton, dhe do t’u mundësojnë nxënësve nga Code4MK ta realizojnë ëndrrën e tyre dhe të marrin pjesë në garën për krijimin e aplikacioneve për celularë dhe zgjidhjen e ndonjë problemi konkret shoqëror.

dsc_8208

 

Fondacioni Metamorfozis në vazhdimësi u ndihmon të rinjve t’i avancojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre nga teknologjia nëpërmjet trajnimeve, ngjarjeve, seminareve, uebinareve, si dhe garave në të cilat të rinjtë mund t’i prezantojnë njohuritë e tyre. Poashtu, edhe nxënësit që ishin pjesë e Code4MK do të kenë mundësi të jenë pjesë e ngjarjeve që i organizon Fondacioni Metamorfozis.