Qeveritë e Ballkanit Perëndimor u mblodhën me rastin e Dialogut për Partneritet të hapur qeveritar në Ballkanin Perëndimor për vitin 2015, në Tiranë, Shqipëri, më 10 dhe 11, shtator 2015. Në ngjarje morën pjesë rreth 250 pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Kosova) dhe më gjerë (Mbretëria e Bashkuar, Kroacia, Gjeorgjia, Polonia etj.) si përfaqësues të qeverive dhe të shoqërive qytetare.

11950265_877802398956231_408862476228122453_o

Ajo që la përshtypje është fakti se organizatat qytetare nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria arritën ta koordinojnë punën e tyre me qeveritë dhe parlamentet, për herë të parë në kuadër të Partneritetit të hapur qeveritar. Unike për PHQ-në është ajo se nxit angazhim dhe aksion të qeverive dhe të shoqërisë qytetare.

Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia në këtë moment i përgatisin dhe i zbatojnë planet e tyre aksionale kombëtare për periudhën 2014-2016. Në qershor të vitit 2014, Kosova u zotua për t’iu bashkangjitur PHQ-së, ndërsa në shtator të vitit 2014, Bosnja dhe Hercegovina u bë vendi më i ri – nënshkrues i PHQ-së. Kështu, dialogu për PHQ-në në Ballkanin Perëndimor paraqiti një mundësi të shkëlqyer për Lëvizjen për Qeveri të hapur në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me gjerë.

IMG_20150910_163518

ACTION SEE, rrjeti rajonal për përfaqësim për transparencë dhe llogaridhënie, i bashkëthemeluar nga fondacioni Metamorfozis, mbajti sesion për treguesit pët transparencë dhe llogaridhënie, mirëpo i prezantoi edhe përvojat nga Vërtetmatësi dhe nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në media në kuadër të “Qeveri e hapur, qytetarë të angazhuar”, në Tiranë, Shqipëri. Ngjarja dyditore është pjesë e Dialogut për Partneritet të hapur në Ballkanin Perëndimor.

IMG_20150910_171543

Fondacioni Metamorfozis në ngjarjen dyditore kishte shtandin e saj për promovimin e programit për donacione softuerike TechSoup Balkans, që u dedikohej organizatave joqeveritare që morën pjesë në konferencë.

11942174_998263813558229_4718136208049412425_o

Аgjenda për Dialogun për Partneritet të hapur qeveritar u konceptua ashtu që t’i nxisë pjesëmarrësit të mësojnë nga të tjerët për përpjekjet efikase për përforcimin e pushtetit të hapur dhe për atë se si t’i tejkalojnë problemet që paraqiten gjatë këtij procesi. Dialogu për PHQ në Ballkanin Perëndimor u bën thirrje qeverive dhe organizatave të shoqërisë qytetare nga vendet anëtare në PHQ që përballen me migrimin ose tranzitin e refugjatëve, të veprojnë në frymën e të qenit të hapur në mënyrë proaktive gjatë përmballjes me këtë krizë humanitare. Ngjarja përfshinte sesione për temat prioritare: përkushtimin politik në nivel të lartë për PHQ-në dhe anëtarësimin në BE, të dhënat e hapura, përmirësimin e shërbimeve publike, komunitetet më të sigurta, luftën kundër korrupsionit, buxhetimin e hapur, legjislacionin e hapur etj.

Rezultati kryesor i konferencës ishte krijimi i Forumit rajonal, ku qeveritë dhe organizatat qytetare nga Ballkani Perëndimor do të kenë mundësi që t’i këmbejnë përvojat nga vendet e tyre për atë se sa të qenit i hapur mund të ndihmojë në pëmirësimin e shërbimeve publike, ta nxisë rritjen ekonomike, ta zvogëlojë varfërinë dhe korrupsionin dhe ta kthejë besimin e publikut te qeveria. Qasja rajonale do të shërbejë për potencimin e praktikave të mira dhe iniciativave të suksesshme, për përballje me sfidat dhe për krijimin e përkrahjes rajonale dhe mekanizmave për këmbim.

Ndaje: