DSC_0144Me ftesë të Ambasadës së Zvicrës në RM, e në kuadër të projektit të NDI (Institutit nacional demokratik) për mbështetjen e Institutit parlamentar, një përfaqësues i Fondacionit Metamorfozis – në periudhën prej 09 deri më 10 nëntor, mori pjesë aktive në diskutimin dhe planifikimin dyditor për përfshirjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Partneritetin e hapur qeveritar (PHQ). Partneriteti i hapur qeveritar si koncept u nis në vitin 2011 në nivel global që të sigurohet platformë ndërkombëtare për faktorët vendorë të cilët e morën për obligim që t’i bëjnë qeveritë e tyre më të hapura, më të përgjegjshme dhe të orientuara kah qytetarët. Republika e Maqedonisë është pjesë e këtij procesi, ndërsa Fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorfozis, luan rol kyç në pjesën e angazhimit për hapjen e të dhënave. Ngjarja u shoqërua me diskutime interesante dhe të hapura nga ana e deputetëve, shërbimi i Kuvendit, organizatat qytetare dhe donatorët, me qëllim të ngritjes së nivelit të vetëdijes për punë transparente dhe të përgjegjshme të Kuvendit të RM-së. Nga ana jonë u prezantuan rezultatet e deritanishme nga hulumtimi i realizuar për nivelin e hapjes së Kuvendit, që u realizua në kuadër të projektit ACTION SEE. Ky projekt ka për qëllim vlerësimin e nivelit të hapjes së institucioneve në rajon, duke i respektuar parimet e qeverisjes së hapur: transparencën, qasshmërinë, integritetin dhe vetëdijen. Këto parime kanë të bëjnë me të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, nga pushteti ekzekutiv qendror, deri te vetëqeverisja lokale, parlamenti dhe sistemi gjyqësor. Vlerësimi u bë në periudhën prej tetorit deri në fund të dhjetorit të vitit 2016, dhe në bazë të ndjekjes së të dhënave si dhe nga konstatimet u krijuan një sërë rekomandimesh dhe udhëzimesh, të cilat u prezantuan në diskutim, dhe të cilat kishin të bëjnë me përmirësimin e transparencës financiare, përmirësimin e komunikimit me qytetarët, vënien në dispozicion të procesverbaleve nga koordinimet që kryetari i Kuvendit i bën me grupet parlamentare, si dhe miratimin e Kodit etik për deputetët.

Ndaje: