Menyja

Dita botërore e lirisë së mediave, 3 maj 2017

“Metamorfozis” ua uron 3 majin, Ditën botërore të lirisë së mediave, të gjithë atyre që luftojnë për lirinë e të shprehurit dhe i mbrojnë të drejtat e njeriut anembanë botës.

Ne në “Metamorfozis” besojmë fuqishëm se liria e të shprehurit dhe liria e mediave janë shumë të rëndësishme për përparimin e dijes, mundësive ekonomike dhe potencialit njerëzor. Ne mbetemi të përkushtuar për të krijuar mundësi për qasje deri te informatat dhe kontribuojmë për lirinë që të krijohen dhe të komunikohen ide.

Madje edhe në kohën e vështirësive më të mëdha dhe të luftës politike të shtrigave kundër mediave të pavarura dhe shoqërisë qytetare, përvoja jonë tregon se ia vlen të luftojmë për këto vlera. Projektet tona për zhvillimin e mediave “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media“, ueb-faqja për lajme në gjuhën shqipe “Portalb.mk“, agjencia e lajmeve “Меta.mk” dhe të tjera, vërtetojnë se informimi dhe shoqëria e arsimuar qytetare është parakusht kyç për demokraci.

Potencojmë se mediat e lira dhe të përgjegjshme janë të domosdoshme në çdo shoqëri që të sigurohet liri e mendimit dhe shprehje pluraliste e mendimeve.