NGO Connection day

 

Fondacioni Metamorfozis së bashku me Microsoft-in e organizojnë ngjarjen kushtuar sektorit qytetar “Bëhuni iniciator i ndryshimeve me Microsoft Office 365 dhe teknologjitë në re (Cloud technologies)”. Ngjarja do të mbahet më 13 maj, në hapësirat e “Orion Conference Center” në Prishtinë, me fillim në orën 10:00.

Ngjarja do t’u mundësojë përfaqësuesve të sektorit qytetar (OJQ-ve) të mësojnë më tepër për mundësitë se si të aplikojnë për donacione softuerike nga programi “Microsoft Technology for good”. Në këtë ngjarje do të prezantohet edhe Microsoft Office 365, të cilin Metamorfozis e ofron në Kosovë në bashkëpunim me partnerin Теchsoup Balkans. Do të prezantohen gjitha benefitet që i ofrojnë teknologjitë në re (cloud technologies) si dhe shumë teknologji të tjera që kontribuojnë në përmirësimin e punës së organizatave joqeveritare. Microsoft çdo vit bashkëpunon me më shumë se 86.000 organizata në mbarë botën, me qëllim që t’i pajisë me teknologji për të cilën ata kanë nevojë për ta mbështetur punën e tyre në komunitetet lokale, si dhe me anë të teknologjisë t’i ndihmojë ata të jenë më efikasë, më efektivë dhe inovativë në punën e tyre të përditshme.

Për pjesëmarrje Ju lutemi plotësoni këtë formular.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 80 pjesëmarrës, prandaj regjistrimi do të bëhet sipas parimit – ata që do të regjistrohen të parët do të ketë mundësi pjesëmarrjeje (first come – first served).

Harxhimet e rrugës do të kompensohen për një përfaqësues nga çdo organizatë edhe atë në lartësi të biletës kthyese të autobusit.

Hashtagu i ngjarjes është: #msngoKS.

Në vazhdim, mund ta shihni agjendën e ngjarjes:

AGJENDA

Ndaje: