Мени

Dita e kushtuar sektorit qytetar “NGO Connection Day – Albania”

 

facebook logo1

Fondacioni “Metamorfozis” në bashkëpunim me Lëvizjen “Mjaft”, organizojnë ngjarje kushtuar sektorit qytetar “NGO Connection Day”. Ngjarja do të mbahet më 18 shtator, në Tiranë, në hotel Tirana International, në sallën për konferenca “Abret”, me fillim në orën 9:30.

Ngjarja do t’u mundësojë përfaqësuesve të sektorit qytetar (OJQ-ve) të mësojnë më tepër për mundësitë se si të aplikojnë për donacione softuerike nga programi “Techsoup Balkans”. Në këtë ngjarje do të prezantohen të gjitha përfitimet që i ofrojnë teknologjitë të cilat kontribuojnë në përmirësimin e punës së organizatave qytetare.  Fondacioni Metamorfozis beson se teknologjia mund të jetë një shtytje e fuqishme e cila hap mundësi të reja për organizatat jofitimprurëse t’i realizojnë misionet e tyre në mënyrë më efikase, më të përshtatshme si dhe për ta përforcuar ndikimin e tyre.

Për të marrë pjesë Ju lutemi plotësoni këtë formular. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 80, andaj regjistrimi do të bëhet sipas parimit “ata që do të regjistrohen të parët do të kenë mundësi për pjesëmarrje” (first come – first served).

Shpenzimet e rrugës do të kompensohen për një përfaqësues nga organizata edhe atë në lartësi të biletës kthyese të autobusit (andaj Ju lutemi ruani biletat).

Hashtagu i ngjarjes është: #NGOdayAL

Në vazhdim është agjenda e ngjarjes:

Agjenda-page-0 (1)