Tema e ngjarjes së këtij viti është lidhja e gjeneratave dhe edukimi i ndërsjellë me slloganin: “Ta zbulojmë botën digjitale së bashku… në mënyrë të sigurt!”. Tema ka për qëllim t’i nxisë të gjitha kulturat dhe gjeneratat anembanë botës që së bashku të mbeten të sigurt onlajn.

Sot, botërat tona onlajn dhe oflajn janë të lidhura fortë: familjet komunikojnë me farefisin dhe miqtë e tyre jashtë vendit me ndihmën e ueb-kamerave, ndërsa fëmijët i shkruajnë detyreat e tyre të shtëpisë onljan. Bota onlajn është një arenë unike ku njerëzit e të gjitha moshave mund të mësojnë nga njëri tjetri, vepanërisht për gjëra që kanë të bëjnë me sigurinë onlajn. Të rinjtë mund t’i mësojnë më të moshuarit se si t’i shfrytëzojnë teknologjitë e reja, ndërsa më të moshuarit mund, nëpërmjet përvojave të tyre jetësore, t’i këshillojnë gjeneratat më të reja se si të mbeten të sigurt onlajn, dhe së bashku ta zbulojnë botën digjitale.

Pa marrë parasysh se a keni 5, 40 ose 75 vjet, a e shfrytëzoni internetin një herë në muaj ose disa herë në ditë, secili ka diçka të veçantë me të cilën mund të ndihmojë në formësimin e përvojave onlajn dhe të kuptuarit e sigurisë onlajn. Të gjithë mund të luajmë ndonjë rol, me qëllim që të përkujdesemi që çdo fëmijë të jetë i sigurt onlajn.

Ja disa fakte që flasin për rëndësinë e edukimit në fushën e privatësisë dhe të sigurisë në internet:

  • A e keni ditur se 26% e fëmijëve kanë profil publik në rrjetet sociale?
  • 12% e fëmijëve në Evropë të moshës 9-16 vjeçare thonë se kanë qenë të shqetësuar nga ndonjë përmbajtje në internet, ndërsa 56% e prindërve, fëmijët e të cilëve kanë marrë porosi shqetësuese onlajn, nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë.
  • 36% e fëmijëve të moshë 9-16 vjeçare thonë se definitivisht dijnë më tepër për internetin se sa prindërit e tyre, ndërsa 87% e fëmijëve shfrytëzojnë internet në shtëpi.
  • 63% e fëmijëve thonë se shumicën e këshillave për siguri onlajn i kanë marrë nga prindërit e tyre, ndërsa 58% nga arsimtarët e tyre, që flet për rolin e madh që e kanë prindërit dhe arsimtarët gjatë edukimit për këto çështje të rëndësishme.

Fondacioni Metamorfozis edhe këtë vit kyçet në shënimin e kësaj dite. Duke pasur parasysh punën shumëvjeçare në sferën e të drejtave të njeriut dhe angazhimin aktiv në fushën e privatësisë në internet, realizimin e sukseshëm të shumë projekteve për siguri dhe privatësi të fëmijëve në internet gjatë 4 viteve të fundit, fondacioni në mënyrë të natyrshme kyçet në të gjitha inicativat që angazhohen për këto qëllime.

Që të lehtësohet qasja deri te resurset për këtë temë, funksionon ueb-faqja “Sigurt në internеt“, ku mund të gjenden materiale të dobishme dhe edukative, lojëra të animuara dhe filma të shkurtër edukativë për fëmijë, ndërsa në kuadër të kësaj ueb-faqeje ekziston edhe qеndra e resurseve ku ka materiale të dedikuara për fëmijët, arsimtarët dhe prindërit. Gjithashtu, publikime aktuale për këtë temë mund të gjeni edhe në faqen në Facebook: http://www.facebook.com/bezbednonainternet.

Edhe ju mund të kyçeni në shënimin e Ditës më të sigurt në internet. Arsimtarët mud ta bëjnë këtë duke organizuar ngjarje në shkollë, tubim për këtë temë, punëtori, debat ndërmjet të rinjve, ndërsa prindërit thjesht duke biseduar dhe këmbyer përvoja për këtë temë me fëmijët.

Ajo që është më me rëndësi, jo vetëm gjatë kësaj dite, por vazhdimisht, është që fëmijët që jenë të sigurt onlajn, ndërsa të rriturit t’ua krijojnë kushtet e nevojshme për këtë gjë, t’i këshillojnë dhe t’i mësojnë në mënyrë të drejtë, si dhe t’ua potencojnë mundësitë e mira që i ofron interneti, duke i paralajmëruar njëkohësisht për rreziqet e mundshme.

Ndaje: