Trajnimi zgjati 4 ditë pune dhe në të u përfshinë tema si: përpunimi i fotografive, inçizimi i audio-lajmeve dhe përpunimi i tyre, krijimi i video-përmbajtjeve, multimedia në ueb, redaktimi i i avancuar i përmbajtjeve në ueb, të drejtat autoriale, standardet dhe rregullat gazetareske për redaktimin e teksteve dhe promovimin e përmbajtjeve nëpërmjet mediumeve sociale.

Trajnimi filloi me sesionin për fotografi ku pjesëmarrësit u njoftuan me teknikat për përpunim të shpejtë të fotografive të dedikuara për vendosjen e tyre në ueb me ndihmën e softuerit Picasa, e poashtu fituan njohuri për përpunim të avancuar të fotografive me ndihmën e softuerit për përpunim të fotografive Gimp. Gjysma e dytë e ditës vazhdoi me sesionin për përpunimin e audio-inçizimeve, gjatë të cilit pjesëmarrësit inçizonin me ndihmën e kompjuterit dhe mikrofonit, e përdorën softuerin Audacity që ta përpunojnë materialin e inçizuar dhe në atë mënyrë i përfituan njohuritë themelore teknike për krijimin dhe përpunimin e audio-inçizimeve që janë të dedikuara për t’i vendosur në ueb.

obuka25fev

Ditën e dytë, pjesëmarrësit u njoftuan me procesin e përpunimit të video-materialeve dhe përfituan shkathtësi për krijimin dhe përpunimin e video-materialeve që janë të dedikuara për vendosje në ueb. Edhe në këtë sesion, pjesëmarrësit e zbatuan në mënyrë praktike atë që e kishin mësuar duke realizuar një ushtrim për përpunim të videos në Windows movie maker.

Pjesën tjetër të ditës pjesëmarrësit punuan me shërbimet që u mundësojnë të krijojnë përmbajtje multimediale në ueb. Në këtë sesion, përveç që u njoftuan me shërbimet onlajn, nëpërmjet ushtrimeve praktike që u ndërlidhën me punën e sesioneve paraprake, atë që e kishin punuar më parë e shfrytëzuan për të krijuar shou me slajde fotografish me ndihmën e shërbimit për fotografi Flickr, për të publikuar audio-përmbajtje në ueb me Sound Cloud, për të përgatitur slajdkaste (prezantime + mbështetje audio) me Slideshare, për të publikuar dhe për të përpunuar video-përmbajtje në ueb me Youtube, si dhe për të titluar video-përmbajtje me Dotsub. Këto njohuri do t’u ndihmojnë atyre që të krijojnë përmbajtje multimediale nëpërmjet ueb-shërbimeve pa pagesë dhe t’i shfrytëzojnë këto shërbime për pasurimin e artikujve të tyre në ueb, si dhe për t’i dhënë një komponentë multimediale lajmeve të tyre të përditshme.

obuka25fev1

Dita e tretë, filloi me njohjen e rregullave për shkrim në ueb nëpërmjet punës praktike në WordPress, dhe pjesëmarrësit nëpërmjet ushtrimeve mësuan si t’i redaktojnë lajmet e tyre dhe si të fusin përmbajtje multimediale në artikujt e tyre për ueb. Në fund të këtij sesioni ata u njoftuan edhe me licencat Creative Commons dhe zbatimin e tyre praktik në kontekst digjital.

Në gjysmën e dytë të ditës së tretë, pjesëmarrësve iu prezantuan taktikat për promovim të ueb-përmbajtjeve nëpërmjet mediumeve sociale Facebook dhe Twitter, si dhe teknikat për interaksion me publikun onlajn dhe tërheqjen e publikut të ri. Sesioni i fundit u mundësoi pjesëmarrësve të jenë në hap me trendet më të reja për promovim nëpërmjet mediumeve sociale.

Gjysma e parë e ditës së katërt iu kushtua mësimit të standardeve gazetareske për shkrim dhe redaktim të teksteve, ndërsa vazhdoi me sesionin për vendosjen dhe menaxhimin e fajllave në ueb me Google Drive, gjatë të cilit pjesëmarrësit u njoftuan me mundësitë për ruajtje dhe përbashkim të teksteve të tyre dhe përmbajtjeve multimediale “në re (cloud)”. Dita e fundit përfundoi me ushtrime praktike të njohurive të fituara gjatë 4 ditëve të kaluara.

Me këtë trajnim, numri i gazetarëve të trajnuar arriti në 49, ndërsa fondacioni Metamorfozis vazhdon edhe më tutje me implementimin e këtyre trajnimeve.

Ndaje: