Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare (CEP) dhe Fondacioni Metamorfozis kanë kënaqësinë t’i publikojnë grantet për mbështetje startegjike që u janë ndarë gjashtë organizatave pas kërkesës së publikuar për të aplikuar për grante (RfA # CEP-SSG-01):

  • Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ЕSЕ;
  • Shoqata Forum – Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentacion;
  • Shoqata për arsim MLADIINFO INTERNATIONAL;
  • Public – Shoqata për hulumtime, komunikime dhe zhvillim;
  • REAKTOR – Hulumtimi në aksion;
  • Koalicioni i organizatave rinore SEGA.

U dëshirojmë fat në zbatimin e aktiviteteve të projekteve në dy deri në tre vitet e ardhshme.

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të shkurtër të projekteve që do të zbatohen në tre vitet e ardhshme.

Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ЕSЕ Emri i projektit: Rrugët deri te drejtësia për gratë që janë viktima të dhunës familjare
Kohëzgjatja: 24 muaj
Shfrytëzues: Gratë që janë viktima të dhunës familjare; ofruesit e shërbimeve të drejtësisë dhe krijuesit e politikave.
Qëllimi dhe synimet: Projekti ka për qëllim ta përmirësojë qasjen në drejtësi për gratë që janë viktima të dhunës familjare. Do të përfshijë katër qasje komplementare: (1) monitoring gjyqësor; (2) ofrim të ndihmës së specializuar për viktimat e dhunës familjare; (3) analizë e detajuar e mangësive të konstatuara dhe (4) ndërmarrja e aktiviteteve përkatëse për përfaqësim për t’u përshpejtuar reformat domethënëse juridike.
Shoqata Forum – Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentacion Emri i projektit: Qytetarë aktivë për qeverisje të mirë
Kohëzgjatja: 36 muaj
Shfrytëzues: Të rinjtë, përfaqësuesit e institucioneve arsimore, organizatat qytetare, bashkësitë e margjinalizuara. mediat, administratat komunale.
Qëllimi dhe synimet: Projekti ka për qëllim t’i trajnojë qytetarët që të bëhen mbikëqyrës relevantë dhe të përgatitur në bashkësitë e tyre. Projekti ka për qëllim t’i inkurajojë kryesisht të rinjtë që të jenë aktorë të interesuar dhe aktivë. Nëpërmjet projektit njerëzit do të trajnohen se si t’i zbatojnë iniciativat dhe aksionet e tyre në lidhje me problemet lokale dhe do të inkurajohet krijimi i rrjeteve lokale nëpër komuna, ku njerëzit do të vazhdojnë t’i përcjellin njohuritë e fituara. Organizatat qytetare lokale do të inkurajohen që të komunikojnë me njerëzit e bashkësive të tyre, kryesisht për të kërkuar njerëz të interesuar që do të merrnin pjesë në trajnimin që do të mbahet në kuadër të projektit.
Shoqata për arsim MLADIINFO INTERNATIONAL Emri i projektit: Rrjeti i bankave rinore Maqedoni
Kohëzgjatja: 24 muaj
Shfrytëzues: Të rinjtë
Qëllimi dhe synimet: Projekti ka për qëllim të promovojë mjedis që ofron mundësi juridike, politike dhe afariste për punësim të të rinjve nëpërmjet modelit të bankave rinore (BR) në Maqedoni. Projekti synon të krijojë një rrjet aktiv dhe të dallueshëm për mbështetje gjatë punësimit të të rinjve duke i zhvilluar kapacitetet e rrjetit të BR-ve dhe duke ofruar mbështetje juridike dhe të politikave për komunat dhe organizatat qytetare për të krijuar një mjedis që ofron mundësi afariste.
Public – Shoqata për hulumtime, komunikime dhe zhvillim Emri i projektit: Ndërmarrjet shoqërore (NSH) i lidhin pikat: rritja ekonomike, zhvillimi i bashkësisë dhe inkluzioni shoqëror
Kohëzgjatja: 36 muaj
Shfrytëzues: Të pastrehët, personat me nevoja të veçanta, prindërit e vetëm, romët, të papunësuarit një kohë të gjatë, personat pa kualifikime, njerëzit që jetojnë me varësi.
Qëllimi dhe synimet: Projekti ka për qëllim ta inkurajojë mjedisin për ta zhvilluar ekonominë shoqërore në Maqdoni duke krijuar dhe mbështetur ndërmarrje sociale që kanë lidhje të afërta me bashkësitë e tyre. Projekti, poashtu ka për qëllim t’i përforcojë kapacitetet e ndërmarrjeve shoqërore (NSH) dhe të organizatave jofitimprurëse për të krijuar vende të qëndrueshme të punës për grupet e margjinalizuara. Në ndërkohë, projekti do të synojë të ndikojë në kornizën ligjore për të krijuar politika që i mbështesin nevojat e NSH-ve dhe mundësi për punësim të grupeve të margjinalizuara.
REAKTOR – Hulumtimi në aksion Emri i projektit: Mobilizim për barazi gjinore
Kohëzgjatja: 36 muaj
Shfrytëzues: Gratë, organizatat qytetare që punojnë në fushën e barazisë gjinore, funksionarët e komunave
Qëllimi dhe synimet: Projekti ka për qëllim ta avancojë barazinë gjinore duke (1) e mobilizuar mbështetjen publike për zgjidhjet e politikave për përmirësimin e shërbimeve publike; i përforcuar kapacitetet e (2) Platformës për barazi gjinore dhe (3) të komunave për ta integruar barazinë gjinore dhe për t’i shërbyer më mirë gratë që jetojnë atje.
Koalicioni i organizatave rinore SEGA Emri i projektit: Përforcimi i pjesëmarrjes së të rinjve në komunitetet lokale
Kohëzgjatja: 36 muaj
Shfrytëzues: Të rinjtë, organizatat qytetare rinore
Qëllimi dhe synimet: Projekti ka për qëllim ta përforcojë ndikimin e organizatave qytetare rinore në procesin e marrjes së vendimeve në nivel lokal dhe nacional. Kjo do të kontribuojë për përmirësimin e gjendjes së gjithëmbarshme dhe të mirëqenies së të rinjve anembanë vendit. Qëllimi i projektit do të arrihet duke i arritur këto qëllime më konkrete: 1) Vegla e zhvilluar dhe e zbatuar novatore për detektimin e nevojave të të rinjve, e fokusuar në pjesëmarrjen qytetare; 2) Avancimi i njohurive dhe i shkathtësive të organizatave qytetare rinore për t’i trajtuar problemet e mirëfillta të të rinjve; 3) Njohja e përmirësuar e pjesëmarrjes së të rinjve në komunitetin lokal.

 

Ndaje: