Menyja

Fondacioni Metamorfozis dhe Microsoft-i i ndihmojnë sektorit të shoqërisë qytetare anembanë Ballkanit në transformimin digjital

Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me zyrën lokale të Microsoft-it në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, e organizoi konferencën Tech4Good në Prishtinë, Tiranë dhe në Shkup. Mbi 200 përfaqësues nga organizatat e shoqërisë qytetare morën pjesë në këto konferenca.

Takimet u fokusuan në ndihmën që mund t’i ofrohet sektorit qytetar në procesin e transformimit digjital, që organizatat jofitimprurëse ta arrijnë potencialin e tyre maksimal nëpërmjet donacioneve që ofrohen nga Microsoft-i nëpërmjet platformës TechSoup Balkans.

1 tech4good3-768x512

Shqipëria

Drejtori i përgjithshëm i Microsoft-it në Shqipëri, z. Sokol Vladi dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, z. Bardhyl Jashari, e hapën ngjarjen në Tiranë, Shqipëri, e cila u mbajt më 7 mars.

Në fjalimet e tyre, ata theksuan se OJQ-të nuk duhet ta konsiderojnë teknologjinë si pengesë, për shkak se kanë mundësi që ta pranojnë atë si donacion nëpërmjet TechSoup Balkans. Duke e shfrytëzuar teknologjinë, OJQ-të mund të përfitojnë nga softueri i dhuruar dhe zgjidhjet “në re” (cloud) për ta rritur ndikimin dhe potencialin e tyre dhe për ta arritur misionin e tyre me çmim më të ulët.

“Kjo konferencë ka për qëllim t’ua prezantojë organizatave jofitimprurëse në Shqipëri mundësitë që ua ofron Microsoft-i nëpërmjet pakove softuerike që ato me sukses ta realizojnë misionin e tyre dhe t’i arrijnë qëllimet e tyre. Techsoup është një rrjet organizatash joqeveritare, ku donatorë të ndryshëm siç është Microsoft-i, u ndihmojnë këtyre subjekteve me donacione softuerike. Në të njëjtën kohë, është një kontribut për të luftuar piraterinë, e cila është shumë e përhapur në vendet si Shqipëria”, tha drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, z. Bardhyl Jashari.

2 tech4good4-768x512

”Ne në Microsoft besojmë se me përdorimin e teknologjisë edhe organizatat jofitimprurëse mund të arrijnë shumë më tepër, në një botë ku përfshirja dhe qasja në internet janë shumë të rëndësishme”, tha drejtori i përgjithshëm i Microsoft-it në Shqipëri, Sokol Vladi.

3 tech4good-768x511

Në këtë konferencë, të pranishmit kishin mundësi të dëgjojnë për praktikat më të mira nga dy organizata të sektorit qytetar, “Ofiçina” dhe “Fondacioni Abraham Linkoln”, të cilat kanë shfrytëzuar donacione softuerike dhe “shërbime në re” (cloud) që ofrohen nëpërmjet programit për donacione “TechSoup Balkans” për ta lehtësuar punën e tyre. Poashtu, u prezantuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohen organizatat jofitimprurëse në Shqipëri dhe ato theksuan se produktet teknologjike që i kanë pranuar si donacione u kanë ndihmuar që t’i tejkalojnë vështirësitë financiare dhe t’i zvogëlojnë shpenzimet e tyre.

Kosova

110 përfaqësues të sektorit qytetar e ndoqën konferencën në Prishtinë, e cila u mbajt më 22 mars. Kujtim Gashi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së shoqërisë së informacionit në Kosovë dhe Agron Baruti, Menaxher për zhvillimin e biznesit në Microsoft në Kosovë, theksuan se në epokën e teknologjisë në re (cloud), organizatat e shoqërisë qytetare patjetër duhet t’i hapin dyert dhe të fillojnë t’i shfrytëzojnë këto donacione në qoftë se dëshirojnë ta përmirësojnë ndikimin e tyre social me shpenzime të ulëta ose fare pa shpenzime.

“Ne si Agjenci e shoqërisë së informacionit besojmë se me përdorimin e teknologjisë organizatat jofitimprurëse mund të arrijnë shumë më tepër, në një botë ku përfshirja dhe qasja në internet janë shumë të rëndësishme. Kjo konferencë ka për qëllim t’ua prezantojë organizatave jofitimprurëse në Kosovë mundësitë që ua ofron Microsoft-i nëpërmjet pakove softuerike që ato me sukses ta realizojnë misionin e tyre dhe t’i arrijnë qëllimet e tyre”, tha Kujtim Gashi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së shoqërisë së informacionit në Kosovë.

4 32972209540_b847c15f54_z

“Techsoup është një rrjet organizatash joqeveritare, ku donatorë të ndryshëm siç është Microsoft-i, u ndihmojnë këtyre subjekteve me donacione softuerike. Ne në Fondacionin Metamorfozis i ndihmojmë organizatat e shoqërisë civile që ta arrijnë potencialin e tyre maksimal dhe ta realizojnë misionin e tyre në mënyrë sa më efikase dhe me më pak shpenzime duke organizuar konsultime falas dhe duke ofruar donacione softuerike në kuadër të programit TechSoup Balkans”, tha Adriana Selmani, koordinatore e projektit për donacione softuerike nëpërmjet TechSoup Balkans.

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit kishin mundësi të dëgjojnë për praktikat më të mira nga dy organizata të sektorit qytetar “Open Data Kosovo” dhe “Community Development Fund”, të cilat kanë shfrytëzuar donacione softuerike dhe “shërbime në re” (cloud) që ofrohen nëpërmjet programit për donacione “TechSoup Balkans” për ta lehtësuar punën e tyre. Poashtu, u prezantuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohen organizatat jofitimprurëse në Kosovë dhe ato theksuan se produktet teknologjike që i kanë pranuar si donacione u kanë ndihmuar që t’i tejkalojnë vështirësitë financiare dhe t’i zvogëlojnë shpenzimet e tyre.

Маqedoniа

Konferenca e mbajtur në Shkup u ndoq nga 78 përfaqësues të organizatave të sektorit qytetar. Konferenca e cila u mbajt më 16 maj, e dëshmoi se teknologjia mund të ndihmojë shumë për ta përmirësuar cilësinë e jetesës.

Në hapje të ngjarjes, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, theksoi se teknologjia dhe implementimi i zgjidhjeve të reja softuerike duhet t’u shërbejnë organizatave joqeveritare që t’i organizojnë misionet dhe aktivitetet e tyre në mënyrë efikase.

5 33447688752_5c34e7ac05_z

Menaxherja e lartë për programe arsimore e “Microsoft”-it për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, Vlora Ademi, potencoi se kjo është konferenca e katërt e këtillë që organizohet në Maqedoni, dhe se ato kanë zgjuar interesim të madh në mesin e organizatave joqeveritare.

“Sektori joqeveritar është mbështetësi kryesor i një numri të madh të gjendjeve në shoqëri dhe e ka misionin e tij. Puna e tyre është sfiduese, ndërsa teknologjia u mundëson atyre që më lehtë ta realizojnë misionin e tyre”, shtoi Ademi.