Fondacioni Metamorphosis në bashkëpunim me zyrën lokale të Microsoft në Shqipëri, me datën 7 mars organizuan konferencën Tech4Good në Tiranë me pjesëmarrje të gjërë të përfaqësuesve të sektorit qytetar.

Oficina D2-31

Konferenca, pati një fokus të veçantë të ndihmojë sektorin civil në transformimin dixhital me qëllim që përmes të gjitha donacioneve të ofruara përmes platformës TechSoup Balkans nga donatori Microsoft, organizatat jofitimprurëse arrijnë potencialin e tyre maksimal me kosto minimale.

“Ne si Microsoft besojmë se me përdorimin e teknologjisë edhe organizatat jofitimprurëse mund të arrijnë më shumë në një botë ku përfshirja dhe aksesi në internet janë shumë të rëndësishme,” tha Drejtori i përgjithshëm i Microsoft në Shqipëri Sokol Vladi.

Oficina D2-3

“Kjo konferencë synon tu prezantojë organizateve jofitimprurëse në Shqipëri mundësitë që u ofron Microsoft nëpërmjet paketave softuerike në mënyrë që të realizojnë misionin dhe objektivat e tyre me më sukses,” u shpreh Drejtori Ekzekutiv i Fondacionin Metamorphosis Bardhyl Jashari.

Këto donacione ofrohen përmes programit Techsoup Balkans i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfosis dhe ofron një spektër të gjërë produktesh softuerike për organizatat jofitimprurëse, të cilat mund të përfitohen falas ose duke paguar një taksë minimale administrative.

Oficina D2-29

“Techsoup është një rrjet organizatash jo qeveritare ku donatorë të ndryshëm siç është Microsoft të cilët ndihmojnë këto entite me donacione softuerike. Në të njëjtën kohë është një kontribut për të luftuar piraterinë shumë e përhapur në vendet si Shqipëria,” tha z. Jashari.

Këto donacione janë në dispozicion të organizave jofitimprurëse me status shoqatë e qytetarëve. Përfaqësuesit e sektorit qytetarë gjithashtu mund të përfitojnë donacione të Microsoft Office 365 dhe Microsoft Azure të cilat organizatave ju ofrojnë mundësi pakufi me qëllim që misioni i tyre të realizohet më shpejtë me ndihmën e këtyre teknologjive të cilat mund ti fitojnë falas, me pagesë ose duke fituar donacion prej 5000 dollarëve për Microsoft Azure.

Oficina D2-155

Me këtë platformë organizatat do të rrisin produktivitetin, ulin shpenzimet dhe lehtësojnë menaxhimin e burimeve IT.

“Njohuria që kanë organizatat rreth këtyre produkteve që ofrohen nga Microsoft është shumë e ulët ashtu siç është e ulët edhe njohura rreth teknologjive që mund tu lehtësojnë së shumti proceset e punës,” tha Menaxherja e Microsoft në programet për edukim në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, Vlora Ademi.

Oficina D2-105

Në këtë konferencë, të pranishmit kishin mundësi të dëgjojnë edhe praktikat më të mira nga dy organizata të sektorit civil “Ofiçina” dhe “Fondacioni Abraham Linkoln”, të cilët kanë shfrytëzuar donacionet softuerike dhe “cloud” përmes programit për donacione “TechSoup Balkans” dhe kanë lehtësuar punën e tyre me shfrytëzimin e këtyre donacioneve. Poashtu u prezantuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohen organizatat jofitimprurëse në Shqipëri dhe theksuan se teknologjia me të vërtetë ka ndihmuar këto dy organizata të tejkalojnë vështirsitë finansiare dhe të ulin shpenzimet e organizatave përmes shfrytëzimit të donacioneve.

Vizitoni galerinë e të gjitha fotografive nga ngjarja këtu.

Gjithashtu mund të ndiqni zhvillimet më të fundit në mediat sociale përmes hashtagut #Tech4Good.

Ndaje: