Мени

Fondacioni Metamorfozis organizoi ditë të hapur për organizatat qytetare

Sot, një numër i madh i organizatave të shoqërisë civile morrën pjesë në ditën e hapur të organizuar nga ana e Fondacionit Metamorfozis të cilat fituan informata plotësuese ose përkrahje për të aplikuar për donacion në platformën Techsoup Balkans. Ky program ju mundëson organizatave jofitimprurëse të fitojnë donacione nga donatorët e ndryshëm dhe më të njohurit në botë siç janë Microsoft, BitDefender, Symantec dhe Tableau. Ky donacion është në dispozicion për organizatat jofitimprurëse që kanë status të Shoqatës së qytetarëve ose të fondacionit në Regjistrin e shoqatave dhe lidhjeve.

 

media-share-0-02-01-561ab4cb67f549e883147d123210f863bbbd852d60409184bc4730be4dd12f27-e9512f49-eaff-4948-b3d7-5a898b235d81

Përfaqësuesit e organizatave përveç mundësisë për të fituar donacion kishin mundësi edhe të njihen me përfaqësuesit e organizatave të ndryshme dhe të shkëmbejnë përvojat profesionale të tyre. Këto ditë të hapura të cilat i organizon Fondacioni Metamorfozis për dy vite me radhë, ofrojnë mundësi të ndryshme për organizatat duke kyçur edhe trajnime për softuerë të ndryshëm si dhe shkëmbim përvojash.

media-share-0-02-01-e665bddc258e4f26e57649af425a62c276fa9eef117c4f476102b5d6cc7369b2-2fbaa7d1-60d4-4813-8635-9d672841abf4-480x360

Ditët e hapura Metamorfozis do të vazhdon ti organizojë edhe në javët në vazhdim, por poashtu të gjitha organizatat të cilat kanë nevojë për konsultime, trajnime ose nëse keni nevojë për informata plotësuese lirisht na kontaktoni në këtë e-mail: donacii@metamorphosis.org.mk.