Rrjeti ndërkombëtar për verifikimin e fakteve në bashkëpunim me organizatat simotra nga e tërë bota sot e shënojnë Ditën ndërkombëtare për verifikimin e fakteve.

“Besojmë se verifikimi i fakteve nuk është punë me të cilën duhet të merren vetëm profesionistët, por për të pasur një ekosistem preciz informativ, secili duhet të japë kontributin e tij” thonë nga Rrjeti ndërkombëtar për verifikim të fakteve. Pjesë e këtij rrjeti është edhe Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, i cili merr pjesë në mënyrë aktive nëpërmjet dy projekteve: Vërtetëmatës.mk, i cili është i fokusuar në deklaratat dhe premtimet e funksionarëve shtetërorë dhe lokalë, si dhe të politikanëve, si dhe Shërbimi për verifikimin e fakteve në media, i cili merret kryesisht me verifikimin e fakteve në përmbajtjet mediatike.

Ndaje: