Мени

Formohet Forumi digjital për teknologjitë informatike-të komunikimit

Në seancën e sotme konstitutive të kryesuar nga ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, u formua Forumi digjital për teknologjitë informatike-të komunikimit si një forum partneriteti dhe koalicion për shkëmbimin e ideve midis institucioneve dhe palëve të tjera të interesuara, që e mbështesin partneritetin digjital.

Nga MSHIA-ja theksojnë se ideja për formimin e këtij forumi erdhi si rezultat i njohjes së rëndësisë së transformimit digjital dhe revolucionit të katërt industrial, që detyrimisht kërkon përfshirjen e të gjitha palëve në koordinimin e përbashkët me qëllim të mbështetjes së tranzicionit të ekonomisë dhe tregut vendas.

dsc03028_t

Për kryetar të Forumit digjital u zgjodh prof. dr. Boro Jakimovski, përfaqësues nga sektori akademik dhe profesor në FSHKIK, kurse për zëvendëskryetar z. Bardhyl Jashari, përfaqësues i emëruar nga sektori joqeveritar dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”.

Në seancë u përcaktua edhe dinamika me të cilën do të takohen anëtarët, hapat e ardhshëm në drejtim të saktësimit të vizionit dhe qëllimeve të Forumit të sapoformuar digjital, si dhe mënyrën e komunikimit të mëtejshëm me këshillin nacional të TIK-ut dhe sigurisë kibernetike.

Në forum përveç ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski dhe kryetarit të Këshillit nacional të TIK-ut dhe sigurisë kibernetike, Vlladimir Cvetkoviq, anëtarë janë edhe 12 përfaqësues nga sektori joqeveritar dhe ai akademik, si dhe Odat tregtare që kanë të bëjnë me teknologjitë informatike-të komunikimit.

Forumi digjital do të punojë në bazë të shkëmbimit të ideve, përvojave dhe informacioneve nga sfera e shoqërisë informatike dhe do të sigurojë koordinim dhe pjesëmarrje për zhvillimin e shoqërisë informatike në sektorin privat, qytetar dhe bashkësinë akademike.

Ministri Mançevski iu falenderua pjesëmarrësve për dëshirën e tyre për të ndihmuar dhe për përfshirjen aktive në punën e Forumit, qëllimi i të cilit është që përveç institucioneve qeveritare të dëgjohet edhe ana tjetër e pjesëmarrësve të sektorit të TI-së, të cilët do të mund të ndihmojnë në zhvillimin e politikave dhe strategjive në sferën e teknologjive informatike- të komunikimit dhe shoqërisë informatike.