Fondacioni Metamorfozis, së bashku me zyrën lokale të “Microsoft”, organizojnë ditën e Microsoft-it kushtuar sektorit qytetar – “Teknologjia në re (cloud) e ndihmon shoqërinë”. Ngjarja do të mbahet më 16 maj, në hapësirat e Qendrës së kongreseve në Panairin e Shkupit, në sallën e Biznesit, me fillim në orën 10:00.

Ngjarja do t’u mundësojë përfaqësuesve tësektorit qytetar të mësojnë më tepër për mundësitë se si të fitojnë donacione softuerike dhe donacion në vlerë prej 5000 dollarëve të Microsoft Azure nga programi i Microsoft për përkrahjen e sektorit qytetar, të cilin në Maqedoni dhe në Ballkan e zbaton Fondacioni Metamorfozis, nëpërmjet platformës Теchsoup Balkans.

Në këtë ngjarje do të keni mundësinë të dëgjoni sfidat me të cilat ballafaqohen OJQ-të në Maqedoni dhe shembuj të mirë se si teknologjia u mundëson OJQ-ve të punojnë më lehtë dhe të realizojnë misionin e tyre më shpejt. Këto shembuj do t’i prezantojnë OJQ nga Maqedonia, të cilat fituan për herë të parë softuer si donacion.

Teknologjia nuk është më sfidë për asnjë organizatë me ndihmën e TechSoup Balkans. Ju ftojmë t’i dëgjoni risitë më të fundit të cilat i ofron platforma Microsoft Office 365, të cilën mund ta fitoni falas dhe për mundësitë që u ofrohen OJQ-ve nga Maqedonia, e të cilat plotësojnë kushtet për të fituar donacion të Microsoft Azure në vlerë prej 5.000 dollarëve.

Gjithashtu do të keni mundësi të prezantoni sfidat me të cilat ballafaqohet organizata juaj, për të cilat së bashku do të diskutojmë se si teknologjia mund t’ju ndihmojë ta përmirësoni punën tuaj dhe ta arrini potencialin tuaj.

Që të paraqiteni për të marrë pjesë në këtë ngjarje, ju lutemi plotësojeni këtë formular onlajn, më së voni deri më 14 maj deri në orën 17:00.

Për pjesëmarrësit e qyteteve tjera, do të kompensohen shpenzimet e rrugës në lartësi të biletës kthyese të autobusit.

Hashtag-u i ngjarjes është: #Tech4Good

Në qoftë se keni pyetje plotësuese mund të na shkruani në këtë adresë të e-mail-it: adrijana@metamorphosis.org.mk, personi për kontakt: Аdrijana Selmani.

Në vazhdim të kësaj ftese mund ta lexoni agjendën e ngjarjes.

АGJENDA

Agjenda

Ndaje: