Menyja

Ftesë për konferencën Tech4Good Prishtinë “Teknologjia në re (cloud) ndihmon shoqëritë”

Fondacioni Metamorfozis, së bashku me zyrën lokale të “Microsoft”, organizojnë ditën e Microsoft-it kushtuar sektorit qytetar – “Teknologjia në re (cloud) ndihmon shoqëritë”.

Ngjarja do të mbahet më 22 mars, në hapësirat e Hotel Sirius (salla Andromeda, kati i dytë), në Prishtinë, me fillim në orën 10:00.

Ngjarja do t’u mundësojë përfaqësuesve të sektorit qytetar të mësojnë më tepër për mundësitë se si të fitojnë donacione softuerike dhe donacion në vlerë prej 5000 dollarëve në platformën Microsoft Azure nga programi i Microsoft për përkrahjen e sektorit qytetar, të cilin në Kosovë dhe Ballkan e zbaton Fondacioni Metamorfozis, nëpërmjet platformës Теchsoup Balkans.

Në këtë ngjarje do të keni mundësinë të dëgjoni sfidat me të cilat ballafaqohen OJF në Kosovë dhe shembuj të mirë se si teknologjia u mundëson OJF që të punojnë më lehtë dhe të realizojnë misionin e tyre më shpejt, nga OJF-të e Kosovës të cilat zbatuan këto teknologji për herë të parë. Teknologjia nuk është më sfidë për asnjë organizatë me ndihmën e TechSoup Balkans. Ju ftojmë të dëgjoni risitë më të fundit të cilat i ofron platforma Microsoft Office 365, të cilën mund ta fitoni falas dhe të dëgjoni më shumë rreth mundësisë e cila ju ofrohet të gjithë OJF-ve nga Kosova të cilat plotësojnë kushtet për të fituar donacion të Microsoft Azure në vlerë prej $5000.

Gjithashtu do të keni mundësi të prezantoni sfidat të cilat i keni në OJF tuaj, për të cilat së bashku do të diskutojmë se si teknologjia mund t’ju ndihmojë të përmirësoni punën tuaj dhe të arrini potencialin tuaj.

Të nderuar ju falenderojmë për interesin, të gjitha vendet për pjesëmarrje janë të plotësuara, për shkak të interesit të lartë Fondacioni Metamorfozis gjatë vitit 2017 do të organizojë edhe një konferencë të ngjajshme në të cilën do të mund të merrni pjesë.

Për pjesëmarrësit e qyteteve tjera, do të kompensohen shpenzimet e rrugës në lartësi të biletës kthyese të autobusit.

Hashtag-u i ngjarjes është: #Tech4Good

Në qoftë se keni pyetje plotësuese mund të na drejtoheni në këtë adresë të e-mail- it:

adrijana@metamorphosis.org.mk, personi i kontaktit Аdrijana Selmani.

Në vazhdim mund të lexoni draft agjendën e ngjarjes:

Axhenda Kosove