Fondacioni Metamorfozis, së bashku me zyrën lokale të “Microsoft”, organizojnë ditën e Microsoft-it kushtuar sektorit qytetar – “Teknologjia në re (cloud) ndihmon shoqëritë”.

Ngjarja do të mbahet më 07 mars, në hapësirat e OJF “Ofiçina”, në Tiranë (Adresa: Rruga “Asim Vokshi” pranë Institutit “Harry T. Fultz”, Tiranë), me fillim në orën 10:00.

Ngjarja do t’u mundësojë përfaqësuesve të sektorit qytetar të mësojnë më tepër për mundësitë se si të fitojnë donacione softuerike dhe donacion në vlerë prej 5000 dollarëve në platformën Microsoft Azure nga programi i Microsoft për përkrahjen e sektorit qytetar, të cilin në Shqipëri dhe Ballkan e zbaton Fondacioni Metamorfozis, nëpërmjet platformës Теchsoup Balkans.

Në këtë ngjarje do të keni mundësinë të dëgjoni sfidat me të cilat ballafaqohen OJF në Shqipëri dhe shembuj të mirë se si teknologjia u mundëson OJF që të punojnë më lehtë dhe të realizojnë misionin e tyre më shpejt nga OJF-të e Shqipërisë të cilat zbatuan këto teknologji për herë të parë. Teknologjia nuk është më sfidë për asnjë organizatë me ndihmën e TechSoup Balkans. Ju ftojmë të dëgjoni risitë më të fundit të cilat ofron platforma Microsoft Office 365 të cilën mund ta fitoni falas dhe më shumë rreth mundësisë e cila ju ofrohet të gjithë OJF-ve nga Shqipëria të cilat plotësojnë kushtet për të fituar donacion të Microsoft Azure në vlerë prej $5000.

Gjithashtu do të keni mundësi të prezantoni sfidat të cilat keni në OJF tuaj përmes të cilave së bashku do të diskutojmë se si teknologjia mund t’ju ndihmojë të përmirësoni punën tuaj dhe të arrini potencialin tuaj.

Për pjesëmarrje ju lutemi plotësoni këtë formular-online, më së voni deri më 06 mars deri në orën 14:00.

Për pjesëmarrësit e qyteteve tjera, do të kompensohen shpenzimet e rrugës në lartësi të biletës kthyese të autobusit.

Hashtag-u i ngjarjes është: #Tech4Good

Në qoftë se keni pyetje plotësuese mund të na drejtoheni në këtë adresë të e-mail- it:

adrijana@metamorphosis.org.mk, personi i kontaktit Аdrijana Selmani.

Në vazhdim mund të lexoni draft agjendën e ngjarjes:

AGJENDA

Agjenda

Ndaje: