Të respektuar,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në promovimin e librit “111 teza për QTQ-në”, të redaktuar nga Ivana Vaseva dhe Filip Jovanovski, që do të mbahet të enjten (23 prill 2015)galerinë mobile/ të montuar të Qendrës për arte bashkëkohore (Parku i frankofonisë në Shkup), me fillim në orën 11.

Publikimin do ta promovojnë redaktorët e tij dhe profesori dhe arkitekti Martin Guleski. Libri është botuar nga Shoqata për kulturë dhe art FGJM – Fakulteti për gjëra që nuk mësohen.

Ky publikim është rezultat i grupit lexues dhe diskutues me titull “LEXOJMË NDËRTESA: QTQ-JA SI LIBËR” që u mbajt më 29 nëntor 2014, në Qendron kulturore për të rinj në Shkup, në kuadër të projektit afatgjatë “BIBLIOTEKAT E GJALLA: arkive të padëgjueshmërisë qytetare” që është i përkrahur nga Fondacioni shoqëri e hapur – Maqedoni (FSHHM).

Libri është pjesërisht transkript nga ai takim, që kishte për qëllim pastrimin e Qendrës tregtare të qytetit në Shkup. “111 teza për QTQ-në” është libër i krijuar nga mendimet profesionale për rëndësinë e këtij objekti të vendosura në 11 teza nga gjithsej 11 mendimtarë të rëndësishëm të skenës bashkëkohore arkiktekonike në vend (dy së bashku shkruajnë 11 teza), dhe është redaktuar me ndihmën e të gjithë pjesëmarrësve dhe të moderatorit të diskutimit. Në libër gjenden tekste dhe mendime nga arkitektët Мinas Bakallçev, Dominika Boshkova, Jasna Stefanovska, Ana Ivanovska – Deskova, Mihajllo Zinoski, Dejan Ivanovski, Mishko Ralev, Danica Pavllovska, historianët e artit Donka Barxhieva – Trajkovska dhe Nikolla Pisarev, si dhe antropologu, Goran Janev.

Ndaje: