Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” ka nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në punëtorinë “Kuptimi i lirisë së të shprehurit onlajn dhe oflajn”, e cila do të mbahet më 12 prill të vitit 2018 në Klubin e gazetarëve në Shkup.

Punëtoria do t’i kushtohet prezantimit të koncepteve themelore që kanë të bëjnë me lirinë e të shprehurit, si dhe standardet aktuale dhe relevante të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që kanë të bëjnë me lirinë e të shprehurit në internet dhe jashtë tij.

Në kuadër të ngjarjes, Ju ftojmë të merrni pjesë në diskutim në temën se si çështjet dhe termet që kanë të bëjnë me lirinë e të shprehurit në internet t’u bëhen më të afërta përdoruesve të internetit, e veçanërisht gazetarëve dhe aktivistëve që angazhohen për mbrojtjen e të kësaj lirie, me theks të veçantë për ngritjen e vetëdijes publike për standardet juridike ndërkombëtare që mund të zbatohen në situatat e përditshme.

Bazë e punëtorisë është publikimi “Hapat e para të kuptimit të lirisë së të shprehurit onlajn dhe oflajn”, përgatitja e të cilit u mbështet nga ana e Odës së avokatëve amerikanë
(АBA ROLI) dhe Stejt Departmenti, si pjesë e Projektit për liri në internet në Evropën Lindore dhe Euroazi. Publikimi është në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe nëpërmjet këtyre linkeve:

Gjuhët e punës në këtë ngjarje do të jenë gjuha maqedonase dhe ajo shqipe, me ç’rast do të sigurohet përkthim simultan.

për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, Ju lutemi pjesëmarrjen Tuaj apo pjesëmarrjen e përfaqësuesit të institucionit/organizatës Suaj ta konfirmoni më së voni deri të martën më 10 prill të vitit 2018 deri në orën 17, duke e plotësuar formularin për regjistrim, duke na shkruar në e-mail-in: contact@metamorphosis.org.mk, apo nëpërmjet telefonit 02/3109-325 (personi për kontakt Goran Rizaov).

 

Propozima-agjenda e punëtorisë
“Kuptimi i lirisë së të shprehurit onlajn dhe oflajn”

12 prill 2018

Klubi i gazetarëve, Shkup

 

12:00-12:15 Arritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve
12:15-12:30 Sesioni hyrës

  • Prezantimi i projektit për Liri në internet në Evropën Lindore dhe Euroazi
  • Prezantimi i publikimit “Kuptimi i lirisë së të shprehurit onlajn dhe oflajn”
12:30-13:30 Diskutim në temat

  • Përvojat e Maqedonisë në lidhje me ushtrimin e lirisë së të shprehurit, mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtat e autorit
  • Praktika gjyqësore në Maqedoni për rastet që kanë të bëjnë me internetin
  • Si të ngritet vetëdija publike të drejtat e njeriut onlajn në Maqedoni?
13:30-14:00 Përfundime dhe rekomandime
14:00-15:00 Koktej

 

Ndaje: