Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” dhe “Eurothink – Qendra për strategji evropiane” u drejtohen organizatave lokale të shoqërisë dhe mediave të interesuara me ftesë për të marrë pjesë në seancat informuese në lidhje me Programin e granteve të vogla në kuadër të projektit “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – KriThink”, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Konkursi për grante të vogla është pjesë e ciklit të dytë të Programeve të granteve të vogla dhe është shpallur më 1 qershor, kurse do të jetë i hapur deri më 15 korrik 2019.

Brenda ciklit të dytë është planifikuar të ndahen dhjetë (10) grante në shumën prej 6.000 deri në 7,000 euro, me të cilat do të mbështeten projekte të dedikuara për secilin nga tetë rajonet planifikuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast në një rajon ka mundësi të ndahet edhe më shumë se një grant.

Informata më të hollësishme për projektin dhe Programin e granteve të vogla janë në dispozicion në ueb faqet e partnerëve tanë dhe në ueb faqen e projektit http://crithink.mk/.

Qëllimi kryesor i projektit është promovimi i njohurive mediale si bazë për ruajtjen e të drejtës së qytetarëve për të pasur mendime të ndryshme duke nxitur kulturën për të menduarit kritik, pluralizmin e opinioneve dhe vlerave demokratike.

Qëllimet specifike të projektit janë:

  • Të inkurajojë një kulturë të të menduarit kritik përmes edukimit të publikut të gjerë rreth efekteve të dëmshme të manipulimeve të mediave mbi demokracinë dhe vlerave evropiane.
  • Të rriten kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile dhe të mediave për t’u marrë me manipulimet e medias (duke përfshirë edhe gjuhën e urrejtjes) duke përmirësuar shkrim-leximin e medias në bashkëpunim me institucionet shtetërore.
  • Të rritet kërkesa e qytetarëve për përgjegjësi më të madhe dhe përgjegjësi të mediave nëpërmjet edukimit joformal publik, promovimit të standardeve profesionale dhe praktikave ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive të opinionit dhe shprehjes.

Me qëllim për të qenë më afër dhe për të shpjeguar Programin e granteve të vogla dhe vetë projektin për të gjithë të interesuarit, “Metamorfozis” dhe “Eurothink” organizojnë sesione informuese në 10 qytete të tetë rajoneve planifikuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Orari i saktë i sesioneve informuese është dhënë në tabelën e mëposhtme:

Qyteti Data dhe koha Vendndodhja e ngjarjesh
Tetovë 10.06.19; ora 11:00 OJQ Loja, rr. “Ilindenska” nr. 18А
Gostivar 10.06.19; ora 14:00. Rr. Major Çedo Filipovski nr.158, Gostivar
Kërçovë 11.06.19; ora 11:00 h. Kërçova, rr. Rudniçka nr. 10, Kërçovë
Strugë 11.06.19; ora 15:00 Hoteli Drim, Boris Kidriq no. 51, Strugë
Manastir 12.06.19; ora 11:00 Qendra Kulturore Rinore, rr. Car Samoil nr. 29, Manastir
Veles 12.06.19; ora 15:00 Qendra e OJQ-ve, rr. “Trajçe Panov” nr. 22
Kumanovë 13.06.19; ora 11:00 Komuna e Kumanovës
Shtip 17.06.19; ora 11:00 Hotel Oaza, rr. Tosho Arsov nr. 2 Shtip
Strumicë 17.06.19; ora 14:00 h. Esperanto, rr. Josif Josifovski Sveshtarot nr.2; Strumicë
Gjevgjeli 18.06.19; ora 11:00 Shtëpia e kulturës, rr. 7 Nëntori p.n., Gjevgjeli
Shkup 19.06.19; ora 11:00 Qendra qytetare për resurse, rr. Kirili dhe Metodi, nr. 50. Shkup.

Informacionet për sesionet e veçanta informative gjenden edhe në formë të njoftimeve për ngjarje në Facebook.

Ndaje: