Afrohet afati i fundit për paraqitjen e ideve për ngjarje për “Meet and Code!” – 8 shtator 2019. Ngjarjet që do të zgjidhen do të marrin grant prej 300 eurosh për organizimin e tyre!

Punëtori për programim, hakatone, ligjërata, gara, mbrëmje programimi, orë për robotikë etj. Këto janë vetëm disa shembuj të ngjarjeve që mund të organizohen dhe të fitojnë grant prej 300 eurosh! Imagjinata juaj është kufiri.

 

Paraqitja e ngjarjeve bëhet deri më: 08.09.2019

www.meet-and-code.org

Regjistrojeni organizatën tuaj dhe paraqiteni ngjarjen

A jeni organizatë jofitimprurëse dhe dëshironi të organizoni ngjarje për të promovuar programe për fëmijët dhe të rinjtë e moshës 8-24 vjeçare? Nëse keni ide për ngjarje, ju inkurajojmë që tа regjistroni organizatën tuaj tani! Do të duhet të dërgoni dokumente për të dëshmuar se jeni organizatë jofitimprurëse (Statutin e organizatës dhe Vërtetimin për gjendjen aktuale të Regjistri qendror i Maqedonisë), si dhe numrin e llogarisë bankare të organizatës (me IBAN dhe BIC).

Para se të dërgoni një ide për ngjarje, duhet të krijoni llogari të organizatës dhe ta zgjidhni një emër të shfrytëzuesit dhe fjalëkalimin. Me këto të dhëna, shfrytëzuesi mund të hyjë në llogarinë e tij dhe ta menaxhojë atë. Çdo ngjarje e paraqitur do të vlerësohet në përputhje me kriteret e miratuara dhe organizata do të informohet për vendimin nëpërmjet me e-mail-it.

Kushtet për pjesëmarrje

Kontrolloni se cilat janë kushtet për të aplikuar për grant për “Meet and Code” dhe cilat janë kriteret për përzgjedhjen e ideve të paraqitura.

Meet and Code Award (Shpërblimi “Meet and Code”)

Këtë vit, “Meet and Code” do t’i shpërblejë ngjarjet më të mira dhe do t’i publikojë aktivitetet e tyre para publikut të gjerë. Shpërblimet do të ndahen për katër kategori:

 

  1. Girls in coding

Tema e mundësive të barabarta dhe barazia gjinore luan një rol të rëndësishëm në shoqërinë e sotme. Kjo kategori e çmimeve synon të ndihmojë në mbylljen e boshllëkut gjinor në IT dhe kodim. “Vajzat në kodim” janë vendosur për të fuqizuar vajzat në udhëtimin e tyre në botën e teknologjisë. Ne jemi duke kërkuar për ngjarje krijuese që largojnë stereotipat gjinorë dhe u japin mundësi vajzave në kodim. Të gjitha ngjarjet e kësaj kategorie kontribuojnë në SDG 5 “Barazi Gjinore”. Shembuj për ngjarjet në këtë kategori mund të jenë “Robotikë për vajzat” ose “Kod si një vajzë me Snap!”

  1. Coding for the Environment

Toka dhe mjedisi i saj është një sistem i brishtë dhe kompleks që duhet të kujdeset. Ngjarjet në këtë kategori kombinojnë kodimin dhe veprimet për planetin. Fokusi duhet të vihet në shqetësimet aktuale mjedisore dhe vështirësitë për të rritur ndërgjegjësimin për të rinjtë në lidhje me këto tema relevante. Të gjitha ngjarjet e kodimit që përmirësojnë arsimin e ndryshimit të klimës përmes rritjes së ndërgjegjësimit për këtë temë, janë me kontribut të çmuar në SDG 13. Ngjarjet në këtë kategori mund të përfshijnë, për shembull, matjen e ndotjes së ajrit ose mjetet për efiçiencën e energjisë.

  1. Diversity

Në kategorinë Diversiteti ne kërkojmë idetë më të mira të ngjarjeve për të frymëzuar fëmijët dhe të rinjtë. Jo vetëm për IT dhe kodimin, por edhe për një botë me mundësi dhe vlerësim të barabartë. Me këtë nenkuptojmë diversitetin e prejardhjes kulturore, fetare dhe etnike, moshën, gjininë, orientimin seksual, identitetin ose shprehjen gjinore, aftësite mendore dhe fizike dhe kushtet e ndryshme të jetesës dhe punës. Meet and Code ngjarjet e kësaj kategorije ndihmojnë për të reduktuar pabarazitë dhe për të promovuar SDG 10. Për shembull ata mund të trajtojnë të burgosurit e mitur ose përqëndrohen në përdorimin e IT për njerëzit me shikim dhe çrregullim të dëgjimit.

  1. Coding for your Community

Një komunitet lokal është një rrjet sigurie për njerëzit e tij. Ngjarjet e kësaj kategorie marrin parasysh aspektet dhe zakonet lokale dhe mendojnë për nevoja specifike të komunitetit. Ngjarjet duhet të sjellin njerëz me qëllime të njëjta, interes dhe lagje së bashku përmes pasionit për të “Meet and Code“! Ngjarjet në këtë kategori mund të punojnë për shembull në një platformë për lagjen tuaj.

Në çdo kategori do të nderohen pesë ngjarje dhe dy përfaqësues të secilës organizatë do të ftohen në ngjarjen përmbyllëse dyditore në selinë e kompanisë SAP në Walldorf, Gjermani. Përveç kësaj, fituesi i vendit të parë të çdo kategorie do të marrë një shpërblim prej 2.000 eurosh.

Kjo iniciativë është zhvilluar nga “Haus des Stiftens gGmbH” – Gjermani, dhe mbështetet financiarisht nga kompania gjermane SAP, me seli në Waldorf.

Nëse keni ndonjë pyetje ose nëse keni nevojë për ndonjë informacionë shtesë, ju lutemi na kontaktoni në: macedonia@meet-and-code.org (personi për kontak: Valon Abdiu, tel: 070-335-522).

Ndaje: