Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të projektit “Rritja e përdorimit të ueb-faqeve gov.mk si vegla për transparencë, llogaridhënie dhe e-pjesëmarrje”, realizoi një hulumtim që ka për qëllim konstatimin e kualitetit të të e-shërbimeve dhe veglave për komunikimim me qytetarët që i ofrojnë ueb-faqet gov.mk dhe potencimin e shembujve pozitivë me qëllim të nxitjes së përdorimit më të madh të këtyre e-shërbimeve.

Hulumtimi e përfshin nivelin aktual të përdorimit të ueb-faqeve qeveritare në nivel komunal dhe shtetëror (gov.mk) në fushat e transparencës, llogaridhënies dhe e-pjesëmarrjes gjatë marrjes së vendimeve, dhe mundëson konstatimin e gjendjeve, nxjerrjen e përfundimeve dhe rekomandimeve për shfrytëzimin më të madh të potencialit të plotë të teknologjive të reja në këto fusha.

Ju ftojmë ta jepni kontributin tuaj duke lënë koment, vërejtje ose rekomandim që do të donit të shqyrtohej dhe të përfshihej në raportin përfundimtar.

Hulumtimi është pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar i ndihmuar nga Fondi sllovak-ballkanik për politika publike, ndërsa realizohet nga Rrjeti ballkanik për zhvillimin e shoqërisë civile dhe Fondacioni Pontis nga Sllovakia.

Dokumentet gjenden këtu, e diskutimi është i hapur deri në 5 qershor 2014.

Ndaje: