Njëra ndër sfidat më të mëdha për çdo shoqëri demokratike moderne, e te ne edhe njëri nga kushtet për procesin e euro-integrimit – administratë publike cilësore dhe optimale sipas numrit, e orientuar drejt qytetarëve – zgjidhet në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme. Megjithatë, ekzistojnë standarde dhe rrugë të definuara ndërkombëtare të cilat duhet t’i ndjekin qeveritë që duan të bëjnë reforma në këtë fushë.

Edhe pse është përpjekur të bëjë reforma në këtë fushë së paku një dekadë e gjysmë, megjithatë shteti nuk ka bërë shumë deri tani. Mirëpo, Maqedonia e Veriut, nëse asgjë tjetër, sot mund të konfirmojë se ka drejtim të përcaktuar qartë, ka rrugë të caktuar dhe ka disa drejtime nga ajo rrugë që ka filluar t’i zbatojë.

Me fjalë tjera, strategjitë, planet aksionale, disa ligje kyçe – të gjithë këto janë miratuar ose duhet të përfundohen në disa segmente, dhe tani nevojitet zbatimi i ideve.

Për atë që vijon, e në bazë të hulumtimit të temës dhe në bazë të bisedimeve me ekspertët, mundemi me një dozë të madhe të sigurisë t’i veçojmë këto rekomandime:

  • Të zbatohet në mënyrë konsekuente analiza funksionale në të gjitha institucionet e sektorit publik. Duhet të të intensifikohet dhe të përfundohet sa më shpejt në mënyrë që krijuesit dhe zbatuesit e politikave në administratën publike objektivisht ta planifikojnë riorganizimin e institucioneve në sektorin publik dhe si të zhvillohej një politikë objektive kadrovike e planifikimit të punësimeve;
  • Të zbatohet parimi i punësimit dhe i avancimit në administratën publike sipas sistemit të kualifikimeve, njohurive dhe meritave, gjë që gradualisht do të rezultojë me një shkallë më të madhe të departizimit të administratës publike;
  • Sistemi për përfaqësim të drejtë gjithnjë e më shumë të mbështetet ose kombinohet me sistemin e meritokracisë, gjegjësisht sistemi i punësimit dhe i avancimit të bëhet sipas meritave;
  • Të mbarohet miratimi i kornizës ligjore për futjen e pozitës së lartë udhëheqëse, nëpërmjet procesit transparent dhe inkluziv. Të përshpejtohet ndryshimi i dispozitave komplementare, të cilat do të mundësojnë shërbim më të drejtë dhe më efikas të lartë udhëheqës;
  • Të rritet vetëdija publike për nevojat e shfrytëzimit të shërbimeve digjitale të administratës publike edhe atje ku tani janë të mundshme, por edhe para se të ndodh digjitalizimi më i madh i shërbimeve;
  • Të përsoset sistemi i RIA/KNR dhe në mënyrë efektive (e jo vetëm de jure), të bëhet proces i obligueshëm, i cili do të vlejë për të gjitha dispozitat pa marrë parasysh shpejtësisë me të cilën duhet të miratohen;
  • Të vazhdohet dhe të thellohet sistemi për transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve.
  • Të kontrollohen dhe të zvogëlohen shpenzimet jo-racionale në administratë, duke filluar nga të ardhurat e anëtarëve të këshillave drejtuese dhe mbikëqyrëse, e deri te të gjithë shpenzimet e tjera jo-racionale, të cilat duhet të reduktohen sipas parametrave të fuqisë ekonomike të vendit, të ardhurave mesatare etj;
  • Të sqarohet dhe të përmirësohet nëpërmjet ndryshimeve ligjore, përgjegjësia brenda në institucione, por edhe jashtë tyre mes institucioneve dhe organeve;
  • Të lejohet decentralizim më i madh fiskal në lidhje me vetëqeverisjen lokale, e njëkohësisht të rritet numri i shërbimeve publike që mundet t’i ofrojë vetëqeverisja lokale…

Këto janë vetëm një pjesë e rekomandimeve, që kanë dalë nga hulumtimi i realizuar në shkurt të këtij viti. Por, pavarësisht nga ajo se a ka edhe të tjera, apo nëse këto rekomandime tashmë i dinë, është e rendit, që këto rekomandime, një nga një ose grup, të zbatohen në reformën të cilën qytetarët e presin aq gjatë, ndërsa çdo garniturë në pushtet e dëshiron.

Ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit rajonal “Ballkani Perëndimor dhe procesi i anëtarësimit në BE: Zbatimi i kritereve politike”, të cilin e udhëheq Qendra për tranzicion demokratik nga Podgorica, Mali i Zi. Projekti është i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Fondacioni ballkanik për demokraci, projekt i Fondit gjerman të Marshalli, i SHBA-ve.

Hulumtimi i plotë gjendet në këtë link.

Ndaje: