Më herë gjatë këtij viti, Creative Commons dhe Rrjeti për politika të hapura (Open Policy Network) ishin nikoqirë të Institutit të parë për udhëheqësi të hapur – IUH (Institute for Open Leadership – IOL). IUH është program për trajnim dhe mbështetje që i aftëson udhëheqësit e rinj të cilët janë të interesuar për përgatitjen dhe implementimin e politikës për licencim të hapur në kuadër të fushëveprimit të tyre. në janar të vitit 2015, organizatorët mblodhën një grup të larmishëm prej 14 bashkëpunëtorëve, të cilët ishin së bashku për një javë në San Francisko. Bashkëpunëtorët punuan me mentorë dhe me njëri tjetrin për t’i përsosur idetë e tyre për projekte për politikat e hapura. Që atëherë ata kanë punuar në institucionet dhe fushat e tyre për ta implementuar planin e tyre për politika të hapura.

Sot fillon afati për aplikim për rrethin e ardhshëm të insitutit. IUH 2 do të mbahet prej 14 deri më 18 mars 2015, në Kejp Taun të Afrikës Jugore.

Udhëzimet për aplikim gjenden në ueb-faqen e Institutit për udhëheqësi të hapur. Aplikimi zgjat deri më 30 tetor 2015, ndërsa numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 15.

I inkurajojmë që të paraqiten njerëz nga fusha të ndryshme, duke e përfshirë sektorin publik, institucionet e trashëgimisë kulturore, ato për botime dhe laboratoret shkencore. Janë të mirëseardhur njerëzit që kanë dëshirë të madhe për t’u bërë ekspertë në licencimin e hapur, që kërkojnë mundësi të reja për shpërndarjen e hapur të përmbajtjeve dhe të të dhënave, dhe të ndikojnë drejtpërdrejtë mbi vendimet për politika në institucionet e tyre dhe në fushëveprimin e tyre.

Institutin për udhëheqësi të hapur është i mbështetur nga Fondacioni William dhe Flora Hewlett dhe Fondacionet Shoqëri e hapur.

Ndaje: