Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare në Maqedoni i fton organizatat qytetare në Maqedoni që të aplikojnë për grante për mbështetje strategjike.

Projekti për pjesëmarrje qytetare është program pesëvjeçar i financuar nga USAID-i që kontribuon për arritjen e dy qëllimeve: (1) ndikimin më të madh të OSHQ-ve mbi politikat dhe programet që kanë të bëjnë me çështjet me prioritet që i brengosin qytetarët, dhe (2) angazhimin më të madh dhe të qëndrueshëm të të rinjve në jetën publike në Maqedoni. Grantet për mbështetje strategjike do të menaxhohen nga Fondacioni Metamorfozis. Projekti realizohet nga ana e East West Management Institute (EWMI), në partneritet me katër organizata lokale të shoqërisë civile: Fondacionin për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, Asociacionin për iniciativa demokratike (ADI), Fondacionin Shoqëri e hapur Maqedoni (FSHHM) dhe Këshillin rinor nacional të Maqedonisë (KRNM). Grantet për mbështetje strategjike do të menaxhohen nga Fondacioni Metamorfozis.

Qëllimi i këtyre granteve është të mbështeten organizatat qytetare, duke i përfshirë organizatat hulumtuese (të ashtuquajtura think-tank) që punojnë në këto fusha me prioritet:

  • Qeverisja e mirë
  • Zhvillimi ekonomik lokal
  • Mjedisi jetësor
  • Zhvillimi i bashkësisë
    1. Pjesëmarrja qytetare/përfshirja e bashkësisë
    2. Pjesëmarrja e qytetarëve dhe vlerësimi i shërbimeve publike

Me projektin planifikohet të ndahen 8 (tetë) grante në lidhje me këtë kërkesë për aplikime. Shuma maksimale për një propozim është 120.000 dollarë amerikanë me të cilat duhet të mbulohen aktivitetet që mund të zgjasin deri në 3 (tre) vjet, mirëpo jo më pak se 30 (tridhjetë) muaj.

Në fakt, nëpërmjet kësaj kërkese për aplikime do të mbështeten aktivitetet e mëposhtme ilustruese që bëjnë pjesë në fushat e lartëpërmendura prioritare:

  1. Krijimi i mekanizmave novatorë për pranimin e informatave kthyese nga qytetarët në lidhje me perceptimin e tyre për dhe sa i përket besimit në institucionet në nivel qendror dhe atë lokal;
  2. Kontributi për përmirësimin e shërbimeve publike duke i përforcuar ose duke futur mekanizma të reja për pjesëmarrjen e publikut dhe zhvillimin e bashkësisë, për të krijuar zgjidhje afatgjate për çështjet që janë me prioritet për qytetarët;
  3. Rritja e pjesëmarrjes qytetare nëpërmjet zhvillimit të bashkësisë dhe aktiviteteve për zbukurim;
  4. Mbështetje për promovimin dhe zhvillimin e programeve profesionale dhe joformale edukative që mundësojnë gjetjen e punës për të rinjtë dhe grupet e rrezikuara, duke i përfshirë edhe të varfërit, viktimat e dhunës familjare, personat e invalidizuar, pakicat etnike, pjesëtarët e komunitetit LGBTI; dhe
  5. Mbështetje për zhvillimin dhe implementimin e ligjeve efektive, rregullave dhe programeve shtetërore në fushat e lartëpërmendura prioritare.

Për ta shkarkuar formularin për apklikim dhe shabllonin për buxhetin, klikoni në linket e mëposhtme ose shkruani zonjës Qëndresa Sulejmani në e-mailin: qendresa@metamorphosis.org.mk.

AFATI I FUNDIT PËR DËRGIMIN E APLIKIMEVE ËSHTË 31 TETOR, DERI NË ORËN 16:00

Dokumentet për shkarkim:

  1. Shpallja RFA CEP SSG 02 (.pdf)
  2. Kërkesa për aplikime (RFA) # CEP-SSG-02 (.pdf)
  3. Formulari për aplikim (.docx)
  4. Shablloni i buxhetit (.xlsx)
  5. Lista kontrolluese (checklist) RFA CEP SSG 02 (.docx)

 

Ndaje: