Menyja

Kërkesë për oferta për zhvillim të aplikacionit për celularë

Fondacioni Metamorfozis dhe Eurothink në kuadër të projektit “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – CriThink” i financuar nga Bashkimi Evropian, kanë nevojë për zhvillimin e aplikacionit për celularë – lojë edukative për platformat Android dhe iOS.

Në funksion të aplikacionit -lojës duhet të krijohet një pjesë administrative e bazuar në ueb me bazë të të dhënave, nëpërmjet të së cilës do të menaxhohet loja. Karakteristika e lojës gjenden në këtë link.

Oferta duhet t’i përfshijë elementet e mëposhtme, me ç’rast zërat (linjat) për zhvillimin e versioneve për Android dhe iOS duhet të shënohen veçmas:

  • Oferta financiare
  • Plani për realizim me kornizë kohore
  • Portfolio e projekteve paraprake të natyrë së ngjashme

Kandidatët e interesuar (personat fizikë dhe juridikë) duhet ta dorëzojnë ofertën e tyre nëpërmjet e-mail-it në contact[at]crithink.mk. Personi për kontakt është Filip Neshkoski, tel. 075495305.

Afati i fundit për paraqitje është 30 nëntor 2018.