Jemi të tmerruar nga kërcënimi i mbrëmshëm ndaj kolegut Borjan Jovanovski dhe familjes së tij. Dorëzimi anonim i kurorës mortore në shtëpinë e tij, pa dyshim paraqet një akt qyqar të frikësimit dhe një përpjekje morbide për topitje të pendës kritikuese të Jovanovskit, nga ana e njerëzve pikëpamja e të cilëve ndaj botës është e mjegulluar nga urrejtja dhe dëshira për qërim të hesapeve me ata që mendojnë ndryshe.

Për çdo ditë jemi dëshmitarë të sulmeve të vazhdueshme dhe kërcënimeve ndaj qytetarëve, aktivistëve qytetaë, studentëve, nxënësve të shkollave të mesme, profesorëve dhe të gjithë qytetarëve që nuk pajtohen me politikat e këtij pushteti. Sulmet verbale gjithnjë e më shpesh janë të plotësuara edhe me kërcënime për qërim fizik të hesapeve me ata që mendojnë ndryshe.

Akti i mbrëmshëm i frikësimit të Borjan Jovanovskti dhe të familjes së tij tregon se këto kërcënime mund të kalojnë në dhunë fizike, e madje edhe në rrezikim të drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve me mendim të lirë në këtë vend.

Prandaj, apelojmë që përforcimi i vazhdueshëm i sulmit ndaj kritikuesve dhe atyre që mendojnë ndryshe nga pushteti të ndërpritet, ndërsa institucionet kompetente menjëherë t’i gjejnë frikësuesit dhe urdhërdhënësit e tyre, si dhe të nxirren para drejtësisë.

Në shenjë përkrahjeje për kolegun Jovanovski, si dhe për zotimet e Maqedonisë që të jetë një vend kur respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut, sot, do të dalim para ndërtesës së Qeverisë dhe do ta shprehim revoltën tonë ndaj aktit monstruoz të kërcënimit dhe të frikësimit të mendimit të lirë në vend.

Nënshkrues:

OJQ Infocentar, 8 Shtatori, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Metamorfozis, Qendrsa për zhvillimin e mediave, CIVIL – Qendra për liri, Fondacioni shoqëri e hapur – Maqedoni, Qendra për arte bashkëkohore Shkup, FORUMI – CSID, Fronti për lirinë e të shprehurit, OKNO, Qendra maqedonase për arsim evropian, Qendra LGBTI për përkrahje, Koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara, Biljana Bejkova, Vlladimir Vangellov, Marjan Zabërçanec, Ines Efremova, Dragana Mitroviq, Verica Mitroviq, Damir Neziri, Emrah Rexhepi, Sllavica Inxhevska, Filip Stojanovski, Kire Bebexhakov, Bardhyl Jashari, Krste Xhidrov, Eli Mançevska, Xhabir Deralla, Materian M. Hristovska, Biljana Jordanovska, Jasna Andonovska, Filip Jovanovski, Simona Spirovska, Damjan Zdravev, Ivana Vaseva, Zharko Trajanovski, Dimçe Velev, Elena Simonoska, Viki Mlladenova, Biljana Ginova, Sonja Ismail, Xhelal Hoxhiq, Kristina Lellovac, Nikolla Ristevski (Shindre), Dejan Georgievski, Natasha Boshkovska, Vasko Llazarevski, Elizabeta Sekirarska, Gjorgje Jovanoviq, Nikolla Gelevski, Violeta Gligoroska, Kirill Mickovski, Bojan Mariçiq, Zizo Ljamkovski, Sasha Velagiq, Zllatko Mitevski, Jasminka Gollubovska, Viktor Aleksovski, Pavle Bogoevski, Dejan Ristov, Vlladimir Hristovski, Koço Andonovski, Elisaveta Bejkova, Marina Trajkova, Ana Çupeska.

Burimi: OJQ Infocentar

Ndaje: