Menyja

Konferenca e katërmbëdhjetë e-Shoqëri.mk: Qytetarë me njohuri mediatike për institucione llogaridhënëse

e-society-slidePër të katërmbëdhjetën herë me radhë, Fondacioni për internet dhe shoqëri, “Metamorfozis”, do ta organizojë konferencën ndërkombëtare “e- Shoqëri.mk”. Konferenca do të mbahet më 11 dhjetor në hotelin “Holiday Inn” në Shkup prej orës 11:00 deri në orën 16:00, ndërsa tema do të jetë “Qytetarë me njohuri mediatike për institucione llogaridhënëse”.

Në këtë ngjarje, në pesë sesione të veçanta, mbi njëzet përfaqësues të institucioneve, organizatave mediatike dhe sektorit qytetar nga Maqedonia dhe rajoni, do të debatojnë dhe do të diskutojnë me qëllim që të kontribuojnë në definimin e prioriteteve në fushat e lirisë së të shprehurit, njohurive elementare mediatike, transparencës dhe llogaridhënies.

Fakti që fondacioni “Metamorfozis” e organizon këtë konferencë ndërkombëtare për të katërmbëdhjetën herë, tregon se sa e madhe është nevoja për një forum të këtillë, ku të gjithë faktorët relevantë do të debatojnë e me këtë edhe do të kontribuojnë në procesin e gjithmbarshëm të zhvillimit të proceseve demokratike në Maqedoni.

Të gjithë të interesuarit mund ta shohin propozim-agjendën dhe të marrin pjesë në konferencë duke u regjistruar në ueb-faqen zyrtare: e-society.mk më së voni deri të hënën, më 10 dhjetor të vitit 2018, në orën 12:00.

Për informata plotësuese, mund ta kontaktoni ekipin e fondacionit “Metamorfozis” nëpërmjet e-mail-it (contact@e-society.org.mk) ose në telefonin: 02/3109 325.

 

Screenshot_1

Konferencën e-Shoqëri.mk e organizon Fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorfozis, në sinergji me projektet  “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – CriThink” (crithink.mk) dhe “Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore” (ACTION SEE – actionsee.org) të financuara nga Bashkimi Evropian, projektet “Observatori për reforma mediatike” (mediaobservatorium.mk) dhe “Vërtetmatës.mk” (vistinomer.mk) të mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni, si dhe projektin “Promovimi, formësimi dhe avancimi i lirive në internet” (Promoting, Shaping and upholding internet freedoms) i mbështetur nga Asociacioni për komunikime progresive (apc.org) dhe projekti “Krijimi i metodologjisë dhe qasja për mbikëqyrje qytetare ndaj shërbimeve për ndjekje” nëpërmjet IFEX-it (ifex.org).