Konferenca nacionale për promovimin e aktiviteteve kundër gjuhës së urrejtjes do të mbahet të premten (30.05.2014) në hotelin TCC Grand Plaza.

Ngjarja organizohet nga Komiteti nacional kundër gjuhës së urrejtjes, e me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Shkup me qëllim të prezantimit të aktiviteve dhe të resurseve të të gjitha institucioneve nacionale dhe organizatave kundër gjuhës së urrejtjes në Republikën e Maqedonisë.

Në konferencë do të prezantohen rezultatet e aktiviteteve, e njëkohësisht do të diskutohen edhe aktivitetet e mëtutjeshme, si dhe mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet palëve të involvuara.

Аgjend e konferencës:

10:00 Fjalimi hyrës (Tome Sheqerxhiev, përfaqësues i Misionit të OSBE-së në Shkup)
Aktivitete kundër gjuhës së urrejtjes në Republikën e Maqedonisë
10:15 Fushata nacionale kundër gjuhës së urrejtjes: Qëllimet dhe aktivitetet e deritanishme (Zorica Stamenkovska, koordinator nacional i fushatës)
10:30 Prezantim i aktiviteteve të Komiteteti të Helsinkit të Maqedonisë
www.govornaomraza.mk (Uranija Pirovska, drejtore ekzekutive)
10:45 Prezantim i aktiviteteve të Institutit maqedonas të mediumeve www.bezomrazno.mk (Biljana Petkovska, drejtore)
11:00 Prezantim i aktiviteteve të fondacionit Metamorfozis www.nemrazi.mk (Filip Stojanovski, drejtor programor)
11:15 Gjuha e urrejtjes në mesin e të rinjve: Prezantim i aktiviteve të PSUKM në kuadër të Fushatës nacionale kundër gjuhës së urrejtjes (Marija Vasilevska, sekretare gjenerale e PSUKM)
11:30 Gjuha e urrejtjes në mesin e të rinjve: Arsimi joformal dhe mendimi kritik kundrejt gjuhës së urrejtjes (Marja Zabërçanec, drejtor ekzekutiv i FAR-it)
11:45 Gjuha e urrejtjes në mesin e forumeve rinore të partive politike: Prezantimi i aktiviteteve të “Institut Ohrid” në kuadër të Fushatës nacionale kundër gjuhës së urrejtjes (Ruzhica Stojanovska, menaxhere e projektit)
12:00 Pyetje dhe diskutim për aktivitetet e prezantuara
12:30 Diskutim:
– Dobësitë e aktiviteve të deritanishme
– Sfidat e mëtutjeshme

Ndaje: