11051908_831740093552445_4098040854123518933_nKonferenca POINT (Përgjegjësia politike dhe teknike e reja) është konferencë rajonale е organizatave qytetare nga 7 vende të Evropës Juglindore, të cilat intenzivisht përdorin teknologji të reja në punën e tyre, mirëpo mundëson edhe pjesëmarrje të organizatave, individëve, grupeve dhe të institucioneve që merren me temat konkrete në të cilat do të fokusohet konferenca.

Nëse jeni të përfshirë në projekte për përgjegjësi politike dhe dëshironi të mësoni më tepër për përdorimin e teknologjive të reja në këtë fushë ose ndoshta jeni programues që dëshiron të kyçet në projekte të organizatave qytetare për qeveri të hapur, ose jeni dikush që i lidh këto dy botëra dhe dëshiron të njoftojë njerëz të ngjashëm dhe të mësojë më tepër për atë që ndodh në botë, e veçanërisht në Evropën Juglindore, ofrojmë mundësi për mbulimin e harxhimeve të rrugës dhe të vendosjes për pjesëmarrësit nga këto vende:

  • Shqipëria
  • Bosnja dhe Hercegovina
  • Kosova
  • Maqedonia
  • Mali i Zi
  • Serbia

Më shumë informata për të aplikuar për mbulimin e harxhimeve të rrugës dhe të vendosje ka në ftesën për pjesëmarrësit në konferencën POINT 4.0. Rrjeti rajonal ActionSEE nuk do të ketë mundësi që t’i mbulojë harxhimet për pjesëmarrësit jashtë vendeve të lartëpërmendura, mirëpo çdokush është i mirëseardhur. Në atë rast, mund të kontaktoni me ta në: info@zastone.ba.

Bëhuni folës në konferencë: Çdokush që punon në fushën e aktivizmit, përgjegjësisë politike dhe teknologjive të reja në Evropën Juglindore ftohet të dorëzojë propozim për prezantim të shkurtër (deri në 15 minuta) për punën në fushën e tij. Nëse jeni aktivist që zhvillon ndonjë projekt që ka të bëjë me përdorimin e teknlogjive të reja në fushën e ndjekjes së përgjegjësisë së qeverisë dhe/ose të dhënave të hapura, ose nëse dëshironi të prezantoni ndonjë tregim për suksesin e projekteve të organizatave qytetare që kanë të bëjnë me teknologjinë ose shfrytëzimin e teknologjive të reja për përfaqësim ose për ndjekjen e segmenteve të ndryshme të pushtetit – organizatorët kanë dëshirë që të jeni folës dhe t’i prezantoni përvojat tuaja.

Më tepër informata për dorëzimin e prezantimeve mund të gjeni këtu. Afati i fundit për dërgimin e aplikacioneve është 31 marsi i vitit 2015. Pas kësaj date do të publikohet lista me propozimet dhe kërkesat e pranuara për mbulimin e harxhimeve dhe do të kontaktojmë me të gjithë aplikuesit.

Më tepër informata për konferencën ka në ueb-faqen point.zastone.ba/en ose në faqen në Facebook.

Konferencën POINT e organizon Rrjeti rajonal ActionSEE i krijuar nga Shoqata e qytetarëve “Pse jo” (Zašto ne) nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendra për hulumtim për transparencë dhe llogariëdhënie (CRTA) nga Serbia, fondacioni Metamorfozis nga Maqedonia dhe Qendra për tranzicion demokratik (CDT) nga Mali i Zi. Partnerë të POINT 4.0 do të jenë Fondi nacional për demokraci, Fundacja Techsoup, Аmbasada e SHBA-ve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Trusti ballkanik për demokraci, fondacioni Hajnrih Boel në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe fondacioni Fridrih Ebert në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Nëse keni pyetje në lidhje me konferencën, dërgoni e-mail në info@zastone.ba.

 

Ndaje: