Konferenca e sivjetme Point 5.0 (Llogaridhënia politike dhe teknologjitë e reja) u mbajt në Sarajevë prej 25 deri më 28 maj. Point 5.0 është konferencë rajonale e organizatave qytetare nga 7 vende të Evropës Juglindore, të cilat janë të angazhuara intensivisht për shfrytëzimin e teknologjive të reja në punën e tyre, e poashtu kjo konferencë përfshin edhe organizata, individë, grupe dhe institucione që merren me tema specifike në të cilat është e fokusuar kjo konferencë. Point 5.0 është edicioni i pestë dhe vazhdimësi konsekuente e konferencave të suksesshme POINT, që u mbajtën në shkurt të vitit 2012, në maj të vitit 2013, 2014 dhe 2015.13323211_1065835653476220_1751156099041529490_oPër herë të pestë aktivistë, gazetarë, organizata në rolin e “qenve rojtarë” dhe entuziastë për teknologjinë për transparencë nga Evropa Juglindore dhe Qendrore-Lindore dhe Lindja e Afërt, u mblodhën që të diskutojnë se si teknologjitë e reja mund ta përforcojnë demokracinë, edhe atë për: transparencën, pjesëmarrjen dhe llogaridhënien.13320810_1066501696742949_460008454538047834_oKonferenca POINT organizohet nga Rrjeti rajonal ActionSEE, që është krijuar nga organizata qytetare Why not (Zašto ne) nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhënie (CRTA) nga Serbia, Fondacioni Меtamorfozis dhe Qendra për tranzicion demokratik (CDT) nga Mali i Zi.point-5-0-day-1-06-600x400Përfaqësuesit e Fondacionit Metamorfozis kishin disa fjalime edhe atë:

  1. Verifikimi i fakteve në medie – Qasje të reja dhe inovative për medie më llogaridhënëse
  2. TechSoup Balkans – Urë ndërmjet organizatave qytetare dhe donatorëve të softuerit
  3. Llogaridhënia dhe transparenca në rajon janë në nivel të ulët

point-5-0-day-1-02-600x400Konferenca POINT ka për qëllim të bëhet multiplatformë për shfrytëzimin e teknologjive të reja nga ana e shoqërisë qytetare – të bëhet vegël për edukim për shfrytëzimin e teknologjive të reja dhe të rrjeteve sociale; forum për shkëmbimin e mendimeve dhe të përvojave; inkubator për ide, projekte dhe zhvillim të strategjive; hapësirë virtuale për rrjetëzim dhe informim të të gjithë shfrytëzuesve të internetit me vetëdije sociale; dhe rrjet social për hulumtim, kërkim të partnerëve dhe bashkëpunëtorëve dhe krijim të koalicioneve. Sivjet, Point 5.0 u fokusua në ndjekjen e llogaridhënies qeveritare, të dhënat e hapura, suksesin e projekteve që ndërlidhen me teknologjinë të cilat janë implementuar nga organizatat qytetare, shfrytëzimin e teknologjive të reja për përfaqësim dhe mbikëqyrjen e llojeve të ndryshme të pushtetit.

Ndaje: