Menyja

Konsultim i hapur: Analizë e kornizës ligjore për arsim dhe mundësitë për implementimin e resurseve të hapura arsimore

Më 22.10.2015 (e enjte), me fillim në orën 10.00, në Klubin GEM në Shkup, do të mbahet prezantim i propozim-versionit të Analizës së kornizës ligjore për arsim dhe mundësive për implementimin e resurseve të hapura arsimore. Pas prezantimit do të ketë konsultim të hapur sa i përket përfundimeve dhe rekomandimeve që kanë dalë nga kjo analizë.

Ju ftojmë ta jepni kontributin tuaj duke marrë pjesë dhe duke dhënë koment, vërejtje ose rekomandim, i cili do të dëshironit që të shqyrtohet dhe të përfshihet në versionin përfundimtar të analizës.

Ju lutemi që ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në konsultimin e hapur më së voni deri më 21 tetor (në orën 14.00) duke e plotësuar formularin për regjistrim.

Kjo analizë është e motivuar nga puna disavjeçare në fushën e resurseve të hapura arsimore dhe rekomandime që janë marrë nga grupi i punës për resurse të hapura arsimore që përbëhet nga anëtarët e Aleancës për RHA. Аnaliza e përfshin ligjin për arsim fillor, ligjin për arsim të mesëm, ligji për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, ligjin për të drejtat autoriale dhe të drejtat e ngjashme, dhe mundëson shqyrtim të gjendjeve, nxjerrjen e përfundimeve dhe rekomandimeve për rregullimin e mundshëm të resurseve të hapura arsimore në këto ligje.