Мени

Kosovë: Thirrje për pjesëmarrje në trajnime për përmirësimin e efikasitetit të organizatave

ICT star smallNë kuadër të përpjekjeve për përforcimin e kapaciteteve të sektorit civil në Republikën e Kosovës, Fondacioni Metamorfozis shpall thirrje për fondacionet, shoqatat e qytetarëve dhe mënyrat tjera të organizimit formal dhe joformal të qytetarëve, që të marrin pjesë në një seri trajnimesh që do të kontribuojnë për avancimin e aktiviteteve dhe misionit të tyre duke i përdorur teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit (TIK).

Shkathtësitë të cilat do t’i fitojnë organizatat e përzgjedhura përfshijnë:

  • Punë më efikase në zyrë dhe udhëheqje/zbatim të projekteve duke përdorur teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit (TIK)
  • Shfrytëzim strategjik të mediumeve sociale
  • Praktika për komunikim të sigurt nëpërmjet internetit.

Gjatë gjithë procesit, organizatat do të kenë mundësi të punojnë me një ekspert të fushës, i cili do t’i identifikojë nevojat e tyre specifike dhe në bazë të rezultateve do të propozojë vegla dhe trajnime plotësuese që kanë për qëllim përmirësimin e efikasitetit të organizatës.

Aktivitetet do të zbatohen prej në Nëntor deri më Shkurt 2014. Do të përfshihen 10 organizata, ndërsa përparësi do të kenë organizatat që do të tregojnë gatishmëri për përdorimin e të gjitha shkathtësive të përfshira në trajnim.

Afati për paraqitje është deri më 18 tetor 2013.

Për informata plotësuese mund të drejtoheni te Bardhyl Jashari, në bardhyl@metamorphosis.org.mk ose në telefonin 02/3109-325.

Të gjitha organizatat e interesuara luten që ta plotësojnë këtë formular (në shqip).