Kur edukatorët tradicionalisht shkruajnë ndonjë libër mësimor, ata zakonisht duhet të nënshkruajnë kontratë për të drejtat autoriale me botuesin. Kur shkruajnë libër mësimor me qasje të hapur ose kur prodhojnë ndonjë lloj tjetër të resurseve të hapura arsimore, nuk ka nevojë për nënshkrimin e kontratës për të drejtat autoriale – krijuesi e mbajnë të drejtën për kopjim, distribuim dhe ripërdorim të veprave të tyre.

Nuk jeni të impresionuar nga këti të drejta themelore? Përkujtohuni se kur autorët ua bartin të drejtat e tyre autoriale botuesve, ata zakonisht i humbin të gjitha të drejtat mbi veprat e tyre – e pas transferit, ndonjëherë nuk kanë të drejta mbi veprat e tyre.

Gjithsesi, në qoftë se të gjitha të drejtat mbi një vepër të caktuar i posedon krijuesi, të tjerët nuk do të mund as t’i kopjojnë, as t’i shpërndajnë e as t’i ripërdorin veprat e tyre. Me fjalë të tjera, sipas definicionit, nuk mund të jenë resurse të hapura arsimore. Prandaj, duam që krijuesit t’i ruajnë të drejtat e tyre, por poashtu na duhet që ata t’u japin disa të drejta edhe të tjerëve. Edhe atë jo vetëm njerërve ose kompanive të caktuara por të gjithë shfrytëzuesve potencialë.

Prandaj, në fakt të gjithë ata që i takojnë komunitetit për qasje të hapur i duan licencat Creative Commons (CC): ato ua lënë të drejtat autoriale krijuesve, mirëpo u japin të drejta të caktuara për përdorim edhe të tjerëve. Licencat Creative Commons nuk janë mënyra e vetme që të fitohen të drejtat autoriale mbi ndonjë vepër të caktuar, por ato ua lehtësojnë krijuesve të përmbajtjeve që të komunikojnë për atë se cilat të drejta mundet, gjegjësisht nuk mundet, t’u jepen të tjerëve, që në fakt i bën të jenë vegël standarde për licencim për materialet me qasje të hapur.

Ekzistojnë gjashtë licenca Creative Commons në spektrin e të drejtave tradicionale autoriale dhe domeneve publike. Ato dallohen sipas asaj që e kërkojnë në krahasim me përdorimin komercial dhe veprat e adaptuara, e për to ka për t’u thënë gjëra fascinante. Dy licencat më të përdorura për RHA janë: CC BY (Attribution) dhe CC BY-SA (Attribution-ShareAlike).

  • Licenca CC BY thotë se njerëzit mund të bëjnë çka të duan me veprat – t’i kopjojnë, t’i shtypin, t’i distribuojnë, t’i përhapin, t’i kombinojnë, e bile edhe t’i shesin – me kusht që krijuesi i përmbajtjes të theksohet në mënyrë përkatëse.
  • Licenca CC BY-SA është shumë e ngjashme, por dallohet në një moment kyç: në licencë thuhet se njerëzit mund të bëjnë çka të duan me veprat e tyre, por (1) krijuesi të përmendet në mënyrë adekuate dhe (2) të gjitha veprat që do të dalin si rezultat të jenë të licencuara me licencën e njëjtë. Për shkak se leja CC BY-SA kërkon që edhe veprat e adaptuara të jenë me leje CC BY-SA, del se kjo është një leje “virale”.


Cila është më e mirë, CC BY ose CC BY-SA? Përkrahësit kryesorë të qasjes së hapur kanë mendime të fuqishme dhe të ndryshme.

Wikipedia e shfrytëzon licencën CC BY-SA, duke sqaruar se:

Që të përhapet komuniteti i dijes së lirë dhe kulturës së lirë, të gjithë shfrytëzuesit që kontribuojnë në projektet janë të obliguar të mundësojnë licenca të hapura për publikun e gjerë për t’i ridistribuar dhe rishpërndarë kontributet e tyre, për aq kohë sa përdorimi është orientuar në mënyrë të drejtë, si dhe e njëjta liri për ripërdorim dhe ridistribuim është lejuar për veprat e adaptuara. Në përputhje me qëllimin tonë për të siguruar informata pa pagesë për publikun e gjerë, kërkojnë kur është e nevojshme që të gjitha përmbajtjet e dorëzuara të jenë të licencuara ashtu që do të jenë lirisht të ripërdorshme për çdokë që dëshiron t’u qaset atyre.


Asociacioni për qasje të lirë i botuesve arsimorë (OASPA), nga ana tjetër e nxit përdorimin e CC BY deri në atë masë sa nuk e lejon shfrytëzimin e CC BY-SA në mesin e anëtarëve të saj:

Duhet kuptuar plotësisht se potenciali i qasjes së lirë deri te letërsia hulumtuese, pengesat për ripërdorimin e saj duhet të eliminohen…

Licenca më liberale Creative Commons është CC-BY, e cila lejon ripërdorim të përmbajtjes së lirë, dhe kushtëzon që vetëm burimi i veprës të theksohet në mënyrë adekuate. Licencat e tjera Creative Commons lejojnë që të shqiptohen tre ndalesa të veçanta… Por, konsensusi i ri për miratimin e CC-BY e pasqyron faktin se cila do qoftë nga këto kufizime pa nevojë e kufizon ripërdorimin e mundshëm të hulumtimeve të publikuara.

… ndërsa lejet [Share-Alike] mund të ndihmojnë në masë të jashtëzakonshme në ndërtimin e koleksionit nga përmbajtja, ato poashtu kanë edhe anë të këqija sa i përket kufizimit që e kanë për ripërdorimin. Për shembull, materialet e distribuara në një tekst Share-Alike mund të kombinohen dhe të ridistribuohen së bashku me ndonjë përmbajtje tjetër Share-Alike. Kundrejt kësaj, përmbajtja CC-BY mund të kombinohet me çfarëdo përmbajtje dhe mund të distribuohet në përputhje me rregullat e përmbajtjes tjetër, përderisa respektohet përmbajtja me CC-BY. Kjo e bën që CC-BY në njëfarë mënyre të jetë “donator universal” për shkak se ka kompatibilitet maksimal.

… OASPA përfshin, dhe për momentin do të pranojë anëtarë që i përdorin ndalesat NC (jo edhe ata që i përdorin ndalesat SA ose ND).

Të shohim më për së afërmi se cila licencë është më e mirë:

  • Cila është më e mirë për lexuesit? Për ata që vetëm lexojnë/konsumojnë vepra (dhe ata që shkarkojnë, shtypin dhe shpërndajnë), nuk ka dallim ndërmjet dy lejeve.
  • Cila leje është më e mirë për ata që dëshirojnë ta ripërdorin/kombinojnë veprën e tyre? Varet. CC BY është më pak restriktive, duke e bërë ripërdorimin më të lehtë. Por, CC BY-SA siguron që veprat e adaptuara të jenë të hapura dhe të ripërdorshme, dhe ky krahasim çon kah ripërdorimi/kombinimi të cilat janë në mënyrë inherente më të mira se sa kur nuk do të ishin me qasje të hapur.
  • Çka është më mirë për autorët? Varet nga prioritetet e tyre. CC BY e lehtëson ripërdorimin dhe ndikimin e gjerë, por disa krijues të veprave me qasje të hapur duan që puna që është rezultat i veprave të tyre të jetë poashtu me qasje të hapur.
  • Çka është më mirë sa i përket çiltërsisë? Siç shohim në argumentet nga Wikipedia dhe OASPA, shumë varet se nga cili këndvështrim do t’i shihni ato. CC BY i bën veprat më të hapura dhe më të ripërdorshme. Por, CC BY-SA kontribuon për çiltërsi më të madhe dhe ndërton një univers me materiale me qasje të hapur. Sido që të jetë, dispozita share-alike mund t’i kthejë prapa disa nga ripërdoruesit potencialë dhe të pengojë që të ndodhin disa ripërdorime të caktuara. Si duhet të mendojmë për licencë që promovon që veprat e adaptuara të jenë të hapura, mirëpo poashtu pengon që disa nga veprat e adaptuara të mos krijohen fare? Është shumë e vështirë të thuhet!


Për fund, për qasje të hapur, veprat duhet të kenë ndikim sa më të madh dhe të bëjnë mirë, e ne duhet t’i minimalizojmë pengesat për ripërdorim.

Burimi: oercuny.commons.gc.cuny.edu/2014/05/29/oer-licenses

Ndaje: