Fondacioni Metamorfozis, së bashku me zyrën lokale të “Microsoft Маqedoni”, e organizojnë ditën e Microsoft-it kushtuar sektorit qytetar – “”Bëhuni iniciator i ndryshimeve me Microsoft Office 365 dhe teknologjitë në re”. Ngjarja do të mbahet më 17 mars, në hapësirat e hotelit “Kontinental”, në sallën “Fontana”, me fillim në orën 10.

Ngjarja do t’u mundësojë përfaqësuesve të sektorit qytetar të mësojnë më tepër për mundësitë që të fitojnë donacione softuerike nga programi “Microsoft Cybergrants“ për përkrahjen e sektorit qytetar. Në këtë ngjarje do të prezantohet edhe Microsoft Office 365, të cilin Metamorfozis e ofron në Maqedoni në bashkëpunim me partnerin Теchsoup Balkans. Do të prezantohen edhe teknologjitë në re të Microsoft Office 365, si dhe shumë teknologji të tjera që kontribuojnë në përmirësimin e punës së organizatave qytetare.

Për pjesëmarrje Ju lutemi plotësojeni këtë formular.

ngo connection day

Në vazhdim gjendet agjenda e ngjarjes:

10:00 – 10:15 Fjalime hyrëse,

z. Stefan Pllavjanski – Menaxher gjeneral, “Microsoft Maqedoni”,

z. Filip Stojanovski – Drejtor programor, Fondacioni “Metamorfozis”

10:15 – 11:00 Si mund të kenë dobi organizatat joqeveritare nga teknologjitë e reja

  • Hyrje dhe prezantim i Microsoft Office 365 dhe përfitimet nga zbatimi i teknologjive në re në sektorin qytetar – Vlora Ademi, Business Development Manager Education, Мicrosoft Maqedoni.
  • Perspektivë më e gjerë në bazë të përvojave personale në lidhje me promovimin në internet, pjesëmarrjen në përpjekjet globale nga ana e Techsoup dhe Security in a BoxЕlena Ignatova, Koordinatore programore në Fondacionin “Metamorfozis”.
11:00 – 11:15 Pauzë për kafe
11:15 – 12:00 Përparësitë dhe mundësitë që ofrohen nga partneri i Microsoft-it, Techsoup Balkans, për organizatat joqeveritare;

Prezantimi i kritereve për pranueshmëri për organizatat për Office 365 dhe mundësitë që ofrohen për organizatat joqeveritare;

Si të aplikohet për sajber-grant – Аdrijana Selmani, asistente programore, Fondacioni “Metamorfozis”

12:00 – 13:00 Pauzë për drekë
13:00 – 14:00 Punëtori: Teknologjitë për sektorin qytetar

Ndarja e organizatave joqeveritare në tre grupe të punës në bazë të nevojave të tyre

  • Grupi 1: Vlerësimi i nevojave për TI i organizatave joqeveritare dhe si të fitohet përkrahja nga “Metamorfozis”.
  • Grupi 2: Puna në re – Demo e Office 365 dhe si të implementohet ai.
  • Grupi 3: Si të aplikohet për sajber-grant nëpërmjet Techsoup Balkans
  • Përmbledhje: Konstatimet kyçe dhe aktivitetet kyçe që do të pasojnë
14:00 – 14:20 Praktikat më të mira të organizatës joqeveritare e cila me sukses e ka futur në përdorim Office 365
14:20 – 14:40 Përfundime dhe rezultatet kyçe nga gjithë ngjarja

Harxhimet e rrugës do të kompensohen për një përfaqësues nga organizata, edhe atë në lartësi të biletës kthyese të autobusit.

Hashtagu u ngjarjes është: #msngoMK

Ndaje: