Hapja solemne me përfaqësues të lartë të Delegacionit të BE-së dhe Qeverisë së RM do të mbahet në orën 10, ndërsa ngjarja do të përfshijë fjalime hyrëse dhe debate, me ç’rast pjesa punuese do të zgjasë deri në orën 14.

Qëllimi i konferencës është këmbim i njohurive të përfituara gjatë realizimit të projektit MEK dhe të njohurive të të gjitha palëve të interesuara të cilat punojnë në zhvillimin e demokracisë lokale dhe marrëdhënieve ndëretnike. Në konferencë është paraparë të marrin pjesë kryetarë të komunave, përfaqësues të administratës komunale dhe nga komisionet e 4 komunave pilot (Gostivari, Dibra, Tetova dhe Çairi) të përfshira në MEK, nga komunat e tjera multietnike të cilat janë të obliguara të kenë KMN, si dhe persona vendim-marrës nga pushteti qendror dhe ai lokal, BNJVL-ja (ZELS-i), kori diplomatik, agjencitë për zhvillim, organizata nga shoqëria civile, ekspertë nga fusha e decentralizimit dhe të drejtat e njeriut nga vendi dhe jashtë, si dhe mediumet. 

Ju lutemi që pjesëmarrjen tuaj në konferencë ta konfirmoni më së voni deri më 2 mars (e mërkurë), nëpërmjet Internetit në http://www.mek.mk/sq/regjistrimi, nëpërmjet e-mailit në frosina@metamorphosis.org.mk ose në telefonin/faksin 02/3109-325 (person për kontakt: Frosina Tasevska).

Ndaje: