05 prill 2016 (e martë), në hapësirat e Info Qendrës së BE-së në Shkup, me fillim në orën 11.00, do të mbahet tryezë e rrumbullakët në temën: Sektori qytetar dhe mediet për qeverisjen e mirë. Në tryezën e rrumbullakët do të diskutohen këto tema: qeverisja e mirë, pjesëmarrja qytetare, transparenca dhe llogaridhënia, lufta kundër korrupsionit dhe të gjitha aspektet tjera që e definojnë qeverisjen e mirë.

Të pranishmit do të kenë mundësi të ndjekin prezantime që do të fokusohen në rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare, rolin e medieve në informimin e publikut për qeverisjen e mirë, transparencën e institucioneve, përvojat e programit për anti-korrupsion, e pastaj do të mund të diskutojnë për prioritetet dhe sfidat që i identifikojnë si të rëndësishme kur bëhet fjalë për qeverisjen e mirë, pjesëmarrjen qytetare dhe mediet.

Kjo ngjarje e shënon fillimin e projektit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore, të cilin e realizon Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me – Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria.

Qëllimi i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dh pjesëmarrje në mekanizmat për vendimmarrje, si dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.

Ky projekt implementohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Ju lutemi ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në tryezën e rrumbullakët më së voni deri më 4 prill, në orën 12.00 duke e plotësuar formularin për regjistrim.

trkalezna masa action see

Ndaje: