Menyja

Ligjëratë ”Kontinuitetet fetare në territorin e Maqedonisë – prej neolitit deri në shekullin 21”

Më 20 shkurt, me fillim në orën 19:00, në organizim të Qendrës për hulumtime shkencore dhe promovim të kulturës “Haemus” – Shkup, do të mbahet ligjërata ”Kontinuitetet fetare në territorin e Maqedonisë – prej neolitit deri në shekullin 21” nga prof. dr. Nikos Çausidis. Kjo ngjarje do të mbahet në hapësirat e “City Hall”. 




Ligjëratën e organizoi klubi i UNESCO-s HAEMUS nën moton e UNESCO-s “Resurse të hapura arsimore” (RHA). Ngjarja është e përkrahur nga Аleanca për RHA, e cila paraqet një grup të përbërë nga individë, organizata dhe institucione që funksionojnë si rrjet joformal me qëllim të përbashkët – ngortje të vetëdijes dhe të kapacitetit të publikut akademik dhe shkencor për krijimin dhe shfrytëzimin e RHA-ve në Republikën e Maqedonisë.

Tema: “Kontinuitetet fetare në territorin e Maqedonisë – prej neolitit deri në shekullin 21” 

Shkaku: Vitet e fundit në mjedisin tonë zhvillohen diskutime rreth identitetit të popullit bashkëkohor maqedonas, veçanërisht për çështjen se, shikuar nga aspekti historik, ai fillon ai në mesjetë me ardhjen e popujve sllavë në Ballkan apo mundet, gjegjësisht duhet të lidhet me popujt e mëhershëm antikë të Ballkanit. Gjatë kësaj, argumentet e këtyre dilemave kërkohen në disa sfera, gjegjësisht rrafshe: gjenetika, gjuha, historia politike etj. Kjo ligjëratë nuk ka për qëllim argumentimin e asnjërës nga këto koncepte, por dëshiron të tregojë ndikimin e feve në konstituimin mijëvjeçar të identitetit individual dhe kolektiv të banorëve të Maqedonisë. Аutori do të përpiqet që nëpërmjet disa shembujve ilustrativë të tregojë se disa struktura mitike-fetare mund të ndiqen në mënyrë të vazhdueshme në këtë territor nga parahistoria e deri më sot, ndonjëherë në kohëzgjatje edhe prej 7.000 vitesh. Bëhet fjalë për fenomenen arketipike, të cilat janë jo vetëm transkohore, transkulturore dhe transnacionale, por edhe transfetare. Ato lirshëm kalojnë prej një kulture në tjetrën, prej një feje në tjetrën, duke i ndryshuar vetëm shënimet formale, me ç’rast vjegëzat e tyre thelbësore dhe të përhershme simbolike dhe semiotike mund të ndiqen prej shekulli në shekull dhe prej mijëvjeçari në mijëvjeçar.

Informatë për ligjëruesin: Nikos Çausidis është arkeolog, profesor në Institutin për histori të artit dhe arkeologji të Fakultetit filozofik pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” (Shkup). Interesimi i tij shkencor është i orientuar drejt hulumtimit semiotik të manifestimeve figurative dhe materiale të mitit dhe fesë në kulturat e hershme dhe ato arkaike në përgjithësi dhe veçanërisht në territorin e Ballkanit. Ai është autor i disa monografive dhe mbi njëqind punimeve shkencore nga sfera e arkeologjisë, antropologjisë dhe semiotikës.

Më tepër informata për autorin: https://ukim.academia.edu/NikosChausidis

Vërejtje: Ngjarja ka karakter jokomercial, por që të merret pjesë në ligjëratë, duhet paraprakisht të merret biletë. Biletat pa pagesë mund të merren prej datës 13.02.2014 në “City Hall Center”, Shkup. Një person mund të marrë më së shumti dy bileta.