Menyja

Llogaridhënie dhe përgjegjësi për lëshimet dhe joefikasitetin e institucioneve që rezultoi me arratisjen e të dënuarit Nikolla Gruevski

Fuqishëm e dënojmë joefikasitetin e institucioneve në kryerjen e hetimeve që kanë të bëjnë me përcaktimin e lëshimeve dhe përgjegjësinë për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Kërkojmë që hetimet të kryhen urgjentisht, edhe atë brenda 10 ditësh dhe të përckatohet përgjegjësia për lëshimet, mosveprimin eventual ose për pjesëmarrje eventuale. Përndryshe, do të kërkojmë përgjegjësi politike të zyrtarëve më të lartë. Apelojmë mos të dëmtohet perspektiva e Maqedonisë për në BE, e cila varet në sundimi i së drjetës. Përkujtojmë se shmangia e drejtësisë e rrënon shpresën e qytetarëve në demokraci, për të cilën populli luftoi për vite me rradhë.

Në fakt, kanë kaluar më shumë se dy javë nga publikimi i reagimit tonë të parë, në të cilin kërkuam që urgjentisht të nisin hetime dhe përcaktimi i gjendjes faktike dhe lëshimet të cilat rezultuan me atë që Gruevski, i dënuari më i famshëm në Ballkan, u bë i arratisuri më i famshëm në rajonin e uritur për drejtësi.

Dështimi për të ndërmarrë ndonjë përgjegjësi, pavarësisht indikacioneve për gabime serioze dhe mosrespektim të Ligjit për ekzekutim të sanksioneve dhe Rregullores për mënyrën e kryerjes së punëve policore nga ana e Gjykatës Themelore Shkup 1 dhe Ministrisë së brendshme, i rrit dyshimet se vullneti për të përcaktuar të vërtetën nuk ekziston. Kështu, përsëri po hymë në rrethin magjik të ruajtjes së kulturës së mosndëshkimit.

Meqenëse pothuajse tre javë pas arratisjes nuk është përcaktuar përgjegjësia, ne organizatat qytetare të nënshkruara më poshtë kërkojmë që brenda 10 ditëve të ardhshme, gjegjësisht në fund të një muaji nga ngjarja, të jepen përgjigje për ngjarjet që ndërlidhen me arratisjen e të dënuarit Nikolla Gruevski.

Kërkesat dhe apelet tona konkret janë përmbledhur më poshtë.

  1. Hetimet të cilat në mënyrë të papranueshme po zvarriten duke shkaktuar mosbesim më të madh të qytetarëve në sistemin duhet të përfundojnë urgjentisht. Për më tepër, duhet të ngriten procedura për të përckatuar përgjegjësinë dhe për të sanksionuar personat lëshimet e të cilëve, mosveprimi ose bashkëpunimi eventual e kanë mundësuar arratisjen! Nëse përgjegjësia ligjore mungon, atëherë edhe më tepër do të forcohej kultura e mosndëshkimit, që në fazën e ardhshme do të nxiste edhe kërkesat tona për përgjegjësi politike të zyrtarëve më të lartë të cilët i udhëheqin institucionet, lëshimet e të cilëve e kanë mundësuar arratisjen.
  1. Me lëshimet e tyre, Ministria e brendshme, Agjencia e inteligjencës, Prokuroria publike dhe institucionet e tjera direkt i minojë perspektivat për marrjen e datës për negociata me Bashkimin Evropian në qershor të vitit 2019 në Maqedoni. Konkluzionet e qershorit të këtij viti, tregojnë qartë se sundimi i ligjit dhe implementimi i drejtësisë janë kusht për marrjen e datës për fillim të negociatave. Me këtë procedurë, shtetet anëtare të BE-së që hezitojnë rreth zgjerimit kanë pranuar kundër-argumente të reja në rastin e Maqedonisë.
  2. Shmangia e drejtësisë nga kriminelët e rrënon shpresën e qytetarëve të cilët janë të uritur për drejtësi dhe përgjegjësi. Kjo e rrit cinizmin dhe është disfatën më të madhe për entuziazmin e ripërtërirë demokratik që solli ndryshime demokratike në Maqedoni. Nuk ka demokraci funksionale pa shpresa për ndryshime. Cinizmi krijon terren të volitshëm për lindje të demagogjisë, populizmit djathtist dhe mosbesimit në demokraci. Investimi në këtë punë është pra shumë më i madh se fati i një krimineli të dënuar të rangut të lartë.  

Kërkesat, apelet dhe përfundimet i bazojmë në analizën e mëposhtme.

Krahas referimit konkret të lëshimeve evidente, rezultatet e hetimit që MPB-ja e ka filluar dhe e ka realizuar mbeten “sekret” i vulosur me hapjen e hetimit paraprak nga Prokurora publike për krim të organizuar dhe korrupsion. Megjithatë, përgjegjësia e mundshme penale në asnjë mënyrë nuk i liron, ata që janë përfshirë në sulmin mbi shtetin juridik, nga përgjegjësia e tyre morale, profesionale dhe politike! Gjatë procedurës kundër Nikolla Gruevski, nuk ishte përcaktuar masa e paraburgimit, por masë më e lehtë – marrje e pasaportës me detyrim për t’u paraqitur në gjykatë. Në këtë aspekt, përgjegjësia për arratisjen e ish-kryeministrit të mund të gjendet në prokurorinë publike dhe gjykatë për shkak se nuk kanë kërkuar ose nuk kanë përcaktuar paraburgim (kjo masë shqiptohet vetëm me propozim të PP-së) dhe kjo mund të jetë subjekt i kritikave dhe përgjegjësisë nëse vërtetohet se ata kanë pasur informacione serioz dhe të mbështetur që ai do të arrariset.

Pavarësisht faktit se edhe ligji nacional edhe ai ndërkombëtar paraburgimin e shohin vetëm si masë të fundit, me obligimin që të akuzuarit ta lënë në liri, në përputhje me parimin ligjor në dubio pro reo (in dubio pro libertate), roli dhe rëndësia e Nikolla Gruevskit dhe të gjithë situatën e ligjore dhe politike në vend, pa dyshim jepnin shenja të ekzistimit të rrezikut për arratisje të mundshme. Kjo veçanërisht për faktin se arratisja ka qenë mirë e përgatitur dhe sipas të gjitha informatave me pjesëmarrje të shërbimeve sekrete të huaja. Në këtë drejtim dhe informacionet me kohë për cilat u bënë të njohura për publikun për ngritjen e shumave të mëdha të parave të gatshme nga bankat etj.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, DSK-ja, e ashtuquajtura Drejtoria e pestë ka pasur obligim që ta ndjekë dhe të ketë njohuri dhe informacion në lidhje me lëvizjen e tij, planet dhe kontaktet dhe në përputhje me to të përgatisin plane përkatëse për të vlerësuar rreziqet e sigurisë dhe të jetë në komunikim të vazhdueshëm me Gjykatën dhe Prokurorinë. Veç kësaj punonjësit policorë gjatë kryerjes së detyrave në lidhje me sigurimin e kufirit shtetëror dhe kontrollin e kalimit të kufirit shtetëror ndërmarrin masa dhe grumbullojnë informacione dhe të dhëna për mbrojtje të paprekshmërisë të kufirit shtetëror, parandalim dhe zbulim të veprave penale dhe kundërvajtjeve dhe zbulimin dhe kapjen e autorëve të tyre, si dhe kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror. Siç dihet, vendkalimet kufitare kanë qenë të informuar me kohë se kundër personit Nikolla Gruevski janë duke realizuar procedura dhe se janë shqiptuar masa të kujdesit sipas të cilave ai nuk mund të largohen nga vendi.

Duke pasur parasysh se ende nuk është përcaktuar gjendja faktike për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, doemës duhet të ndërmerren hetime urgjente dhe të plota për të përcaktuar përgjegjësinë për lëshimet në veprimet e Gjykatës Themelore Shkupi 1, të Ministrisë për punë të brendshme, si dhe të Agjencisë së inteligjencës në aspekt të asaj nëse kanë vepruar në përputhje me planin e sigurimit të Nikolla Gruevskit dhe nëse është vepruar në përputhje me atë plan dhe në përpurthje me vlerësimin e rrezikut.

Vërejtja nga reagimi i parë se ky është personi i katërt i dënuar në procedura penale të profilit të lartë, që për shkak të mosefikasitetit dhe mungesës së koordinimit të autoriteteve gjyqësore dhe agjencive të zbatimit të ligjit, arriti të ikë nga shteti konfirmon ekzistencën e një problemi serioz sistemor. Shmangia e mbajtjes së dënimit me burg, i përcaktuar me vendim të formës së prerë, nga më shumë njerëz tregon nevojën urgjente për të shqyrtuar funksionalitetin e organeve të ndjekjes, shërbimeve kufitare dhe autoriteteve gjyqësore. Mendojmë se vetëm me një qasje të tillë të serioze për përcaktim të së vërtetës, do të mund që plotësisht dhe deri në fund të implementohet drejtësia, të cilën qytetarët e presin një kohë të gjatë, e për të cilën ne, organizatat qytetare të nënshkruara më poshtë, insistojmë.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i RM

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni

Instituti për demokraci Societas civilis- Shkup

Eurothink

Qendra për analiza ekonomike

Metamorfozis

Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë,

MOST

Koalicioni – Të gjithë për gjykim të drejtë

Koalicioni Margjinat

Instituti për politikë evropiane

Instituti për të drejtat e njeriut,

OJQ Infoqendra

Forumi rinor arsimor