odrzhlivost_na_novite_mediumi-1Qëllimi i konferencës ishte të përcillen përvojat e ekspertëve ndërkombëtarë Markus Ikstad, drejtori komercial i Streamworks Interactive dhe Toni Gabriq, kryeredaktor i H-Alter.org dhe ato të shfrytëzohen në kontekstin e Maqedonisë për prezantimin e të cilave kontribuan 10 prezantues nga shoqata mediale, organizata, portale dhe agjenci nga Maqedonia.

Ngjarjen e hapën Bardhyl Jashari nga fondacioni Metamorfozis dhe Leana Mar, drejtore e Zyrës për arsim të USAID-it dhe Ushtruese detyre Drejtore e USAID-it, të cilët i theksuan nevojat për nxitje të diskutimit në këtë temë ndërmjet faktorëve relevantë, përmendën disa nga problemet e kësaj fushe dhe e potencuan nevojën për përforcim të mediave në Maqedoni në çdo kuptim, për të cilën gjë, janë duke u realizuar iniciativa nga projektet e tjera.

Markus Ikstad u përpoq t’i prezantojë sfidat kryesore për mediat në Maqedoni dhe në përputhje me analizat e bëra, prezantoi disa modele për qëndrueshmëri. Ai e prezantoi modelin për pagesë të përmbajtjeve të NY Times, i cili u mundëson lexuesve të kenë qasje vetëm deri te 20 përmbajtje pa pagesë pa mos u parapaguar në sistemin digjital. Nga ana tjetër, Washington Post në limitin prej 20 storjeve nuk i përfshin ato përmbajtje deri te të cilat arrihet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kërkuesve.

Ka edhe sisteme restriktive me pagesë, të cilat nuk mundësojnë shpërndarje nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook-u dhe Twitter-i. Megjithatë, përfundimi është se në qoftë se sistemet për pagesë të përmbajtjeve bëhen standard, lexuesit do të duhet të vendosin se cilëve botues do t’ua japin paratë, por edhe lojalitetin e tyre.

U prezantua edhe modeli i qëndrueshmërisë nëpërmjet agregimit (përmbledhjes), produksionit dhe distribuimit të video-përmbajtjeve dhe modeli i krijimit të përmbajtjeve unike, që do ta tërheqin dhe angazhojnë publikun.

Disa nga rekomandimet e tij kryesore janë:

  • Kreativitet kundrejt restriktivitetit në sistemet për pagesë digjitale
  • Produksion i përmbajtjeve unike multimediale që do të ndihmojnë në ndërtimin e brendit të fuqishëm
  • Bashkëpunim me profesionistë për streaming të cilët mund të sigurojnë video materiale me çmime të përshtatshme
  • Shqyrtimi i mundësive për sponsorim të përmbajtjeve
  • Varshmëri më të vogël nga CEO-ja e ueb-faqes dhe nga impresionet e banerëve të vendosur

I afërt me kontekstin e Maqedonisë është konteksti me mediat në Kroaci dhe për këtë gjë përvojat i përcolli kryeredaktori i H-alter, Toni Gabriq. Ai i prezantoi format e përkrahjes institucionale të mediave joprofitabile në Kroaci, por edhe përkundër kësaj përparësie sa i përket funksionimit të këtij lloji të mediave në vendin tonë, ai i theksoi edhe problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata, para së gjithash sa i përket qëndrueshmërisë financiare në afat të gjatë.

odrzhlivost_na_novite_mediumiNë përgjithësi, gjatë gjithë ngjarjes, problemi me qëndrueshmërinë u analizua nga disa aspekte: origjinaliteti i vetë përmbajtjeve të mediave, inovacioni në prezantimin e përmbajtjeve  nevoja për edukum, presionet politikе, imponimi i kufizimeve ligjore, përqindja e ulët e publikimit të shpalljeve në mediat e reja në krahasim me mediat tradicionale etj.

Nga njëra anë portalet luftojnë me konkurencë të madhe: media të reja “mbijnë” për çdo ditë, ka hiperproduksion të përmbajtjeve, resurse të kufizuara, ndërsa nga ana tjetër, agjencitë nuk mund të marrin informata precize për efektin e fushatave onlajn që të munden më lehtë t’i bindin reklamuesit të reklamohen në internet.

Kompanitë edhe më tutje më tepër dëshirojnë të reklamohen në mediat tradicionale, por mediat e reja duhet të bëjnë inovacione edhe sa i përket mënyrave të fitimit:

Përmbajtjet duhet të jenë lokale, origjinale dhe multimediale. Gazetarët duhet t’u përmbahen standardeve profesionale dhe etike të profesionit të tyre, ndërsa mediat duhet të përpiqen t’i përshtasin përmbajtjet e tyre me platfromat dhe mundësintë e reja që i ofrojnë ato. Përmbajtjet kualitative janë parakusht kryesor për qëndrueshmëri.

Mediat duhet të fokusohen në disa gjëra:


Edukimi, integrimi, specializimi – nevojat e mediave në Maqedoni.

Megjithatë, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe komunikimi ndërmjet mediave onlajn dhe agjencive, si ndërmjetësues i drejtpërdrejtë ndërmjet tyre dhe shpallësve:

Qëndrueshmëria e mediave të reja assesi nuk guxon të shihet vetëm nga aspekti i mbijetimit financiar. Në këtë drejtim nuk guxon të anashkalohet edhe zhvillimi teknologjik dhe përmbajtësor i mediave të reja, veçanërisht në kontekstin e Maqedonisë, konstaton moderatorja e kësaj konference – Biljana Bejkova nga OJQ-ja Infocentar.

Fotografitë nga konferenca mund t’i shihni në profilin e fondacionit Metamorfozis në Facebook, ndërsa video-inçizimi dhe audio inçizimi janë dhënë në vazhdim.

Ngjarja u përkrah edhe nga një numër i madh sponsorësh medialë: Radio MOF, Portalb, Ping, +Info, Kanal 77, Crnobelo, Kajgana, Nova TV, Blogirame, Klik Atak, Оkno, МKD, IAB Maqedoni, Sakam info, Hajd Park, Мое bebe, Мojot grad, Таratur, Komunikacija, Аlbtime dhe Еmiter.

Ndaje: