Fondacioni Metamorfozis së bashku me Ministrinë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, e organizuan këtë debat me qëllim që t’i njoftojnë qytetarët e Ohrit me parimet dhe obligimet që dalin nga ky ligj, si dhe t’i dëgjojnë vërejtjet e tyre dhe reagimet fillestare.

P1110685

Zonja Elena Ignatova, koordinatore e projektit “Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit me e-mbeturinat”, në fillim të debatit bëri një hyrje të shkurtër në temë, ndërsa zonja Jadranka Ivanova, nga sektori për Bashkimin Evropian në Ministrinë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, në mënyrë të detajuar e prezantoi ligjin për e-mbeturina.

P1110687

Në debat morën pjesë përfaqësues nga ndërmarrja komunale e Ohrit, përfaqësusues të komunës, të sektorit joqeveritar, si dhe disa qytetarë të interesuar për këtë tematikë, të cilët në fund kishin mundësi të përfshihen në diskutim dhe t’i paraqesin vërejtjet e tyre në lidhje me ligjin.

Debate të ngjashme u mbajtën edhe në Shtip dhe në Shkup.

Në qoftë se keni komente dhe vërejtje në lidhje me ligjin, mund t’i dërgoni në këtë e-mail: M.Esati@moepp.gov.mk

Këto ngjarje organizohen si pjesë e projektit “Përforcim i pjesëmarrjes qytetare në procesin ligjdhënës”, të Institutit nacional demokratik (NDI), me qëllim që të përfaqësojë për sjelljen e një ligji për menaxhim me mbeturinat elektrike dhe elektronike. Këto aktivitete janë në përputhje edhe me projektin aktual të fondacionit Metamorfozis për këtë temë: “Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit me e-mbeturinat”.

Ndaje: