Më 29 maj, në hapësirat e fondacionit Меtamorfozis u mbajt prezantim për vendosjen e politikave për privatësi në ueb-faqet për e-shitje, në të cilën morën pjesë 9 pjesëmarrës. Një përfaqësues i fondacionit Metamorfozis ishte mysafir i trajnimit të organizuar nga “Еkskuizit“, me qëllim të nxitjes së vetëpunësimit dhe zhvillimit të frymës ndërmarrëse.

Prezantimi ishte udhëzues për shkrimin e politikës për privatësi, ndërsa pjesëmarrësit u njoftuan me atë se çka paraqet politika për privatësi, çka mundëson, si të krijohet, cilat janë parimet dhe hapat kryesorë për krijimin e suksesshëm të politikës për privatësi.

Prezantimi paraqet vazhdim të iniciativës së fondacionit Metamorfozis për ngritjen e vetëdijes dhe të njohurive për nevojat e krijimit të politikave adekuate për privatësi nëpër ueb-faqe, që në perspektivë do të çont edhe deri te rritja e numrit të tyre.

 

Ndaje: