Prej 28 deri më 30 tetor 2015 në Kaen të Francës, u mbajt trajnimi në temën “Liria e të shprehurit dhe privatësia në internet”, i organizuar nëpërmjet partneritetit të Fondacionit “Metamorfozis” dhe Institutit për të drejtat e njeriut në Kaen.

Në trajnim morën pjesë edukatorë nga Maqedonia dhe Franca që punojnë me të rinj të moshës prej 15 deri në 25 vjet, me qëllim që t’u sigurohen vegla për edukim më të mirë të të rinjve për pasojat nga përdorimi i internetit dhe i teknologjive të tjera digjitale. Temat e trajnimit përfshinin metoda pedagogjike për edukim joformal për të drejtat e njeriut në bazë të përvojave komparative nga Franca dhe Maqedonia. Fokusi ishte në privatësinë dhe lirinë e të shprehurit, si dhe në njohurite themelore mediatike, duke i shfrytëzuar përvojat për t’iu kundërvënë manipulimeve mediatike në kuadër të Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie.

Дел од дискусијата во рамки на работилницата за човекови права.

Pjesë nga diskutimi në kuadër të punëtorisë për të drejtat e njeriut.

Në mesin e 12 pjesëmarrësve u përfshinë arsimtarë dhe një profesor universitar nga Maqedonia, si dhe trajnues me përvojë nga Franca dhe Maqedonia, si dhe aktivistë qytetarë nga të dyja vendet. Një pjesë e pjesëmarrësve janë edhe përfaqësues të organizatës qytetare “Miq të arsimit”.

Pas trajnimit, zonja Marina Xheparoska, arsimtare nga Ohri, deklaroi se trajnimi “ofroi një përvojë të re nga aspekti organizativ, metodologjik dhe pedagogjik. Tema e cila u mbulua në këtë trajnim është e përfshirë edhe në programet mësimore në disa lëndë të arsimit fillor dhe mu për këtë konsideroj se mund të implementohen punëtori për arsimtarët, nxënësit dhe prindërit, të cilat jo vetëm që do t’i plotësojnë dhe do t’i pasurojnë përmbajtjet e programeve të detyrueshme mësimore, por në një mënyrë të re dhe kreative do të orientohen kah ngritja e vetëdijes edhe te popullata më e re – nxënësit e moshës prej 10 deri në 15 vjet.”

Prof. dr. Mentor Hamiti, profesor i etikës në Universitetin e Evropës Juglindore deklaroi se trajnimi “ishte shumë i dobishëm, për shkak se na mundësoi më mirë t’i kuptojmë temat e caktuara që ishin subjekti i diskutimeve në mjedise të ndryshme. Me këtë u dëshmua, se ne mund të jemi të ndryshëm, t’u takojmë mjediseve të ndryshme, mirëpo para së gjithash mund të jemi të barabartë dhe disa vlera shumë të rëndësishme për shoqërinë, si lirinë e të shprehurit, respektimin e privatësisë, mospërhapjen e urrejtjes — t’i mbështesim dhe t’i promovojmë kudo që të jemi. Mjafton edhe motivimi nga trajnimi që të vazhdojmë më tutje!”

Пример за вежба преку која учесниците на обука се вклучуваат во дискусија за човекови права: правење хронологија на личности и настани.

Shembull i ushtrimit nëpërmjet të cilit pjesëmarrësit në trajnim u përfshinë në diskutimin për të drejtat e njeriut: përgatitja e kronologjisë së njerëzve dhe të ngjarjeve.

Trajnimi u bazua në doracakun pedagogjik “Liria e të shprehurit dhe privatësia në kohën digjitale”, që u përgatit dhe u publikua nga Instituti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe dhe Fondacioni “Metamorfozis”, si dhe në zbatimin e tij në praktikë gjatë vitit të kaluar pasi publikimit të tij. Versioni digjital i doracakut në maqedonisht dhe në frengjisht mund të shkarkohet nëpërmjet internetit.

Trajnimi u realizua në kuadër të Programit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet rajonit të Normandisë së Ulët dhe Republikës së Maqedonisë, me mbështetje të Republikës së Francës dhe ALDA – Asociacionit të agjencive për demokraci lokale.

Ndaje: